2020
Sistemi i Referimit te Misionarët: Thjesht, Shpejt
Nëntor 2020


Sistemi i Referimit te Misionarët: Thjesht, Shpejt

Është më e thjeshtë dhe më e lehtë se kurrë që anëtarët t’i ndihmojnë miqtë e tyre të takohen me misionarët, në saje të përditësimeve të kohëve të fundit te sistemi i referimit te misionarët për anëtarët. Procesi i përditësuar i referimit është hartuar për t’i lidhur me të shpejtë misionarët dhe anëtarët referues kështu që ata të mund të planifikojnë një përvojë që do t’i ndihmojë miqtë e anëtarëve të përfshihen më së miri në mësimet e ungjillit që paraqitin misionarët.

Ja se si funksionon:

  1. Kur miku/ja ose i/e njohuri/a juaj bie dakord të takohet me misionarët, ju thjesht plotësoni një formular referimi nëpërmjet programit kompjuterik Mjetet e Anëtarit ose te ChurchofJesusChrist.org/referrals. Ju gjithashtu mund të lini informacionin tuaj të kontaktimit dhe një shënim për misionarët.

  2. Pasi të dorëzohet formulari, një motër misionare e caktuar për të ndihmuar për referimet e anëtarëve, do të vihet në kontakt me ju. Ajo do ta caktojë referimin te vendndodhja e saktë dhe do t’ju ndihmojë që të lidheni me misionarët vendorë.

  3. Misionarët vendorë do ta marrin gjithashtu informacionin tuaj të kontaktimit bashkë me referimin. Kjo bën të mundur që ju t’i diskutoni me misionarët situatën dhe nevojat e mikut/es tuaj/suaj që referuat. Ju mund të flisni me ta rreth mënyrës se si të ndihmoni që miku/ja juaj të ketë një përvojë të mrekullueshme. Ju gjithashtu keni mundësinë që të përfshiheni në mësimet e misionarëve aq sa të dëshironi.

“Misionarëve iu është mësuar se çdo referim që marrin nga një anëtar, duhet të trajtohet si diçka e çmuar”, tha Plaku Markus B. Nash, i Të Shtatëdhjetëve. “Kur misionarët marrin një referim, atyre iu është mësuar që t’ju pyetin se si ata mund ta ndihmojnë më së miri mikun/en tuaj. Kur anëtarët dhe misionarët punojnë së bashku, Zoti do t’i frymëzojë ata që të krijojnë një përvojë domethënëse për t’i ndihmuar miqtë tuaj të vijnë më pranë Jezu Krishtit.”

Ky mjet i ri ndërveprues aktualisht po ofrohet në 33 gjuhë.

Shtyp në Letër