2020
Përditësim mbi Rishikimin e Librit të Himneve
Nëntor 2020


Përditësim mbi Rishikimin e Librit të Himneve

Në qershor 2018, u njoftua një rishikim i librit të himneve të Kishës dhe i librit të këngëve të fëmijëve, së bashku me një kërkesë për përshtypje nga anëtarët rreth muzikës së shenjtë dhe një thirrje për dorëzime nga anëtarët të himneve, këngëve dhe teksteve origjinale. Afërsisht 50 000 anëtarë iu përgjigjën anketës për përshtypje lidhur me muzikën tonë të shenjtë aktuale. Ata që u përgjigjën, gjithashtu treguan ndjenjat e tyre rreth përzgjedhjeve të sugjeruara nga besime të tjera që po merren parasysh për t’u përfshirë.

Më shumë se 16 000 dorëzime muzikore u morën nga anëtarët në 66 vende. Këto himne dhe këngë origjinale po rishikohen pa u bërë të ditur autorët e tyre dhe disa herë me radhë, nga një grup ndërkombëtar me anëtarë të talentuar dhe nga komitetet e rishikimit në zyrat qendrore të Kishës.

Komitetet janë mirënjohës për anëtarët në mbarë botën që kanë dhënë kohën dhe talentet e tyre për t’i ndihmuar të tjerët që të vijnë më pranë Shpëtimtarit nëpërmjet muzikës së shenjtë. Ndërsa të gjitha dorëzimet dhe sugjerimet po merren parasysh me kujdes, pritet që koleksionet e reja të vihen në dispozicion pas disa vjetësh.

Shtyp në Letër