2020
U Njoftuan Gjashtë Tempuj të Rinj
Nëntor 2020


U Njoftuan Gjashtë Tempuj të Rinj

Gjashtë tempuj të rinj u njoftuan nga Presidenti Rasëll M. Nelson gjatë sesionit të pasdites të së dielës të konferencës së përgjithshme. Tempujt u njoftuan për [këto vendndodhje]:

  • Taraua, Kiribati. Kiribati është një vend i përbërë nga 32 grupime ishujsh koralorë në Oqeanin Paqësor pranë vijës ndërkombëtare të ndërrimit të datës.

  • Port‑Vila, Vanuatu. Vanuatu është një vend i përbërë nga rreth 80 ishuj në Paqësorin Jugor.

  • Lindon, Jutë, SHBA. Lindoni ndodhet rreth 40 milje (64 kilometra) në jug të Solt‑Lejk‑Sitit.

  • Guatemala‑Siti me Rrethinat, Guatemalë. Guatemala, në Amerikën Qendrore, së shpejti do të jetë vendi ku ndodhen katër tempuj.

  • San‑Paolo, Lindje, Brazil. Ky do të jetë tempulli i 12‑të i njoftuar për Brazilin.

  • Santa‑Kruz, Bolivi. Ky do të jetë tempulli i dytë në këtë vend të Amerikës Jugore.

Që kur u bë President i Kishës në vitin 2018, Presidenti Nelson ka njoftuar ndërtimin e 49 tempujve të rinj. Kisha tani ka 230 tempuj të njoftuar, në ndërtim e sipër ose në funksionim.

Shtyp në Letër