Njoftohen Ndryshime në Udhëheqje
Gjatë konferencës së përgjithshme të tetorit 2020, u njoftuan një anëtar i ri i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve, një Autoritet i ri i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë, një anëtar i ri i Peshkopatës Kryesuese dhe katër Të Shtatëdhjetë Zonalë të rinj.
Plaku Brent H. Nilson u mbështet si anëtar i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve, në vijim të lirimit nga thirrja të Plakut L. Uitni Klejton, të cilit iu dha status nderi. Plaku Patrik Kiëron tani shërben si Presidenti Më i Vjetër në Detyrë i Të Shtatëdhjetëve, pozicion i mbajtur më parë nga Plaku Klejton.
Plaku Din M. Dejvis u mbështet si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë, në vijim të lirimit të tij nga thirrja si Këshilltar i Parë në Peshkopatën Kryesuese. Peshkopi W. Kristofer Uadell u mbështet për të zëvendësuar Plakun Dejvis si Këshilltar i Parë në Peshkopatën Kryesuese dhe Peshkopi L. Tod Baxh, i cili u lirua nga thirrja si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë, u mbështet si Këshilltar i Dytë (pozicion i mbajtur më parë nga Peshkopi Uadell).
Plaku Enrike Falabela dhe Plaku Riçard J. Meinis gjithashtu u liruan nga thirrja si Autoritete të Përgjithshme Të Shtatëdhjetë dhe iu dha status nderi.
Biografitë e udhëheqësve të përzgjedhur gjenden duke filluar nga kjo faqe. U njoftuan gjithashtu lirimet nga thirrjet të 47 Të Shtatëdhjetëve Zonalë dhe thirrjet e katër Të Shtatëdhjetëve Zonalë (shih faqen 30).