Plaku Brent H. Nilson
Presidenca e Të Shtatëdhjetëve
Një nga mësimet e rëndësishme që mori Plaku Brent H. Nilson pasi një pjesëtar i familjes u largua nga Kisha për disa vjet, është që të gjithë fëmijët e Perëndisë kanë nevojë për dashurinë e Shpëtimtarit dhe fuqinë shëruese të Shlyerjes së Tij.
Ndërsa po studionte librin Lluka 15 me familjen e tij gjatë kësaj kohe, Plaku Nilson e dëgjoi shëmbëlltyrën e djalit plëngprishës në një mënyrë të re.
“Për njëfarë arsyeje, gjithmonë kisha menduar për veten time si djali që qëndroi në shtëpi. … Atë mëngjes, e kuptova që në shumë mënyra unë isha djali plangprishës”, tha ai. “Ne të gjithë u privuam nga lavdia e Atit (shih Romakëve 3:23). Ne të gjithëve na nevojitet Shlyerja e Shpëtimtarit për të na shëruar. Ne të gjithë jemi të humbur dhe kemi nevojë të na gjejnë.”1
Plaku Brent Heç Nilson u mbështet si anëtar i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve më 3 tetor 2020, në vijim të lirimit nga thirrja të Plakut L. Uitni Klejton, të cilit iu dha status nderi.
Plaku Nilson u lind në Bërlij të Ajdahos në SHBA, më 8 dhjetor 1954. Kur ishte i ri, ai shërbeu një mision kohëplotë në Finlandë. Ai u martua me Marsia En Bredfordin në qershor 1978 në Tempullin e Solt‑Lejkut. Ata janë prindër të gjashtë fëmijëve.
Plaku Nilson mori diplomë universitare të nivelit të parë për shkencat shoqërore për anglisht në Universitetin “Brigam Jang” në vitin 1978. Në vitin 1981 ai mori një gradë doktori në drejtësi në Universitetin e Jutës. Më pas punoi si avokat dhe partner në një firmë ligjore në Tuin‑Folls të Ajdahos në SHBA, për afër 30 vjet.
Plaku Nilson ka shërbyer si këshilltar në Zonën e Paqësorit dhe Zonën e Filipineve dhe si President i Zonës së Filipineve. Nga viti 2015 deri në 2020, shërbeu si Drejtor Ekzekutiv i Sektorit të Misionarëve.
Përpara thirrjes së tij si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë në prill 2009, shërbeu si president i Të Rinjve të lagjes, peshkop, këshilltar i lartë, këshilltar në një presidencë kunji, president kunji dhe I Shtatëdhjetë Zonal në Zonën e Ajdahos.