Ndryshime në Revistat e Kishës
Ndryshime të mëdha do të ndodhin në revistat e Kishës duke filluar nga janari 2021. Liahona do të bëhet revista për lexuesit në moshë madhore, duke siguruar një botim për personat në moshë madhore në mbarë botën. Revistat për rininë dhe fëmijët, si botime të pavarura, do të vihen në dispozicion në mbarë botën. Dhe përmbajtja digjitale dhe shtojcat me material të prodhuar me bazë vendore do të zgjerohen dhe do t’i shtojnë idetë dhe burimet për ungjillin në dispozicion për anëtarët e Kishës gjithkund.
Titulli Ensign do të ndërpritet, revista për rininë tani do të njihet me titullin Për Forcën e Rinisë (duke zëvendësuar revistën New Era) dhe Miku do të vazhdojë si titulli për revistën për fëmijët.
Këto përshtatje për revistat do të sigurojnë disa përfitime për shenjtorët e ditëve të mëvonshme nëpër botë:
-
Për herë të parë, familjet jashtë vendeve anglishtfolëse do të kenë mundësinë të abonohen te revista posaçërisht për fëmijët dhe rininë.
-
Në disa zona dhe gjuhë, përmbajtja do të botohet më shpesh sesa në të kaluarën.
-
Familja botërore e Kishës do të marrë të njëjtat mesazhe bashkuese nëpër revistat mbarëbotërore.