2020
Deklaratë për Ceremoninë e Tempullit
Nëntor 2020


Deklaratë për Ceremoninë e Tempullit

Presidenca e Parë dha mesazhin vijues më 20 korrik 2020 mbi ndryshimet në ceremoninë e dhurimit në tempull:

“Mësimet, premtimet dhe ceremonitë e shenjta të tempullit kanë një zanafillë të lashtë dhe i drejtojnë fëmijët e Perëndisë tek Ai teksa ata bëjnë besëlidhje të mëtejshme dhe mësojnë më shumë rreth planit të Tij, përfshirë rolin e Shpëtimtarit Jezu Krisht.

Me anë të frymëzimit, metodat e udhëzimit në përvojën në tempull kanë ndryshuar shumë herë, madje edhe në historinë e kohëve të fundit, për t’i ndihmuar anëtarët që ta kuptojnë dhe jetojnë më mirë atë që mësojnë në tempull.

Një pjesë e përvojës në tempull përfshin bërjen e besëlidhjeve të shenjta, ose të premtimeve, ndaj Perëndisë. Shumica e njerëzve janë të njohur me veprimet simbolike që shoqërojnë bërjen e besëlidhjeve fetare (të tilla si lutja, zhytja e një individi në pagëzim, ose kapja e duarve gjatë një ceremonie martese). Veprime të ngjashme, të thjeshta e simbolike shoqërojnë bërjen e besëlidhjeve në tempull.

Me një shqetësim për të gjithë dhe një dëshirë për ta rritur përvojën e të mësuarit në tempull, janë autorizuar ndryshimet e kohëve të fundit për ceremoninë e dhurimit në tempull. Duke pasur parasysh shenjtërinë e ceremonive në tempull, ne u kërkojmë anëtarëve dhe miqve tanë që të mos përfshihen në përfundime të hamendësuara ose diskutime publike rreth këtyre ndryshimeve. Përkundrazi, ne i ftojmë anëtarët e Kishës që të vazhdojnë të presin me padurim ditën kur mund të kthehen dhe të marrin pjesë plotësisht plot lutje dhe me mirënjohje në punën e shenjtë në tempull.”