2020
Sistem në Internet për Listat e Lutjeve në Tempull
Nëntor 2020


Sistem në Internet për Listat e Lutjeve në Tempull

Është krijuar një sistem në internet për t’i lejuar anëtarët që t’i dërgojnë në tempull emrat e familjarëve ose të miqve me qëllimin që ato emra të vendosen në listën e lutjeve. Kërkesat për ta vendosur një emër në listat e lutjeve të tempullit tani mund të bëhen duke vizituar faqen e informacionit të cilitdo tempulli te ChurchofJesusChrist.org/temples dhe duke klikuar te hallka lidhëse e listës së lutjeve. Kërkesat mund të bëhen gjithashtu nëpërmjet pjesës “Tempujt” në programin për telefonat celularë Mjetet e Anëtarit. Sapo emrat të shkruhen, ato do të dërgohen në atë tempull (ose në tempullin më të afërt në funksionim).

Anëtarët e shumë feve luten për njerëzit e dashur dhe të tjerë që po përballen me sëmundje ose kriza të tjera. Shkrimet e shenjta përshkruajnë shembuj kur Jezu Krishti u lut në grupe dhe i këshilloi gjithashtu ata që ishin të pranishëm, që të luten. Po kjo praktikë zbatohet në tempull, ku anëtarët bashkohen në besim dhe lutje, duke i kërkuar Perëndisë t’i bekojë individët e përmendur në listat e lutjeve.

Shtyp në Letër