Raporti i Departamentit të Kontrollit Financiar të Kishës, 2010
Drejtuar Presidencës së Parë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme
Të dashur Vëllezër: Siç përshkruhet me anë të zbulesës në Seksionin 120 të Doktrinës e Besëlidhjeve, Këshilli mbi Planifikimin e të Dhjetave autorizon shpenzimin e fondeve të Kishës. Ky këshill përbëhet nga Presidenca e Parë, Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve dhe Peshkopata Kryesuese. Ky këshill miraton buxhetet për departamentet e veprimtaritë e Kishës dhe shpërndarjet përkatëse për njësitë kishtare. Departamentet e Kishës i shpenzojnë fondet në përputhje me buxhetet e miratuara dhe në harmoni me politikat dhe procedurat e Kishës.
Departamentit të Kontrollit Financiar të Kishës i është dhëna e drejta e disponimit të të gjitha dokumenteve dhe sistemeve të nevojshme për të vlerësuar se sa i përshtatshëm është kontrolli ynë mbi fondet e marra, shpenzimet, si dhe mbrojtjen e pasurive të Kishës. Departamenti i Kontrollit Financiar të Kishës është i pavarur nga të gjitha departamentet dhe veprimtaritë e tjera të Kishës dhe stafi përbëhet nga llogaritarë publikë të liçensuar, revizorë të brendshëm të liçensuar, revizorë të liçensuar të sistemeve të informacionit dhe nga profesionistë të tjerë të liçensuar.
Bazuar mbi kontrollet financiare të kryera, Departamenti i Kontrollit Financiar të Kishës është i mendimit se, të gjithë vlerat materiale, kontributet e marra, shpenzimet e bëra dhe pasuritë e Kishës për vitin 2010, janë regjistruar dhe administruar në harmoni me praktika të përshtatshme llogaritëse, buxhete të aprovuara dhe politika e procedura të Kishës.
I paraqitur me respekt nga,
Departamenti i Kontrollit Financiar të Kishës
Robert W. Kentuell
Drejtor Administrimi