2010–2019
Raporti Statistikor, 2010
Prill 2011


Raporti Statistikor, 2010

Presidenca e Parë ka nxjerrë raportin statistikor që vijon, mbi Kishën për vitin 2010. Deri më 31 dhjetor 2010 kishte 2.896 kunje, 340 misione, 614 distrikte dhe 28.660 lagje e degë.

Anëtarësia totale e Kishës në fund të vitit 2010 ishte 14.131.467 anëtarë.

Ishin 120.528 fëmijë të rinj të regjistruar në Kishë dhe 272.814 të kthyer në besim u pagëzuan në vitin 2010.

Numri i misionarëve kohëplotë, që po shërbenin në fund të vitit, ishte 52.225.

Numri i misionarëve në shërbim të Kishës, që po shërbenin ishte 20.813, shumë prej të cilëve jetojnë në shtëpi dhe janë thirrur të mbështesin një larmi funksionesh të Kishës.

Katër tempuj u përkushtuan gjatë vitit: Tempulli i Vankuverit në Kolumbian Britanike në Kanada; Tempulli i Gila-Vellit në Arizonë në Shtetet e Bashkuara; Tempulli i Sebu-Sitit në Filipine; dhe Tempulli i Kievit në Ukrainë.

Tempulli i Laies në Havai në Shtetet e Bashkuara u ripërkushtua në vitin 2010.

Numri total i tempujve në funksionim në mbarë botën ishte 134.

Ish-Drejtues të Përgjithshëm të Kishës dhe të Tjerë që Kanë Ndërruar Jetë që nga Konferenca e Përgjithshme e Prillit të Shkuar

Pleqtë W. Grant Bangerter, Adnei Y. Komatsu, Hans B. Rinxher, LeGrand R. Kurtis, Riçard P. Lindsei, Donald L. Shtaheli dhe Riçard B. Uirthlin, ish-anëtarë të Kuorumit të Të Shtatëdhjetëve; Barbara B. Smith, ish-Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës; Ruth H. Funk, ish-Presidente e Përgjithshme e Të Rejave; Norma Xhejn B. Smith, ish-këshilltare në Presidencën e Përgjithshme të Të Rejave; Helen Fians, e veja e Plakut J. Tomas Fians, Autoritet i Përgjithshëm nderi; Arnold D. Friberg, artist dhe ilustrues; dhe J. Eliot Kameron, ish-Komisioner i Kishës për Arsimimin.