Mbledhjet e Këshillit të Dielën e Parë
Të dielën e parë të çdo muaji, mbledhjet e kuorumit të pleqve dhe të Shoqatës së Ndihmës nuk përfshijnë një mësim të dhënë nga një mësues/e. Në vend të kësaj, presidencat e kuorumit të pleqve dhe të Shoqatës së Ndihmës drejtojnë mbledhje këshilli. Në këto mbledhje këshilli të së dielës së parë, secili kuorum i pleqve dhe secila Shoqatë e Ndihmës këshillohet së bashku rreth përgjegjësive, mundësive dhe sfidave vendore; mëson nga idetë dhe përvojat e njëri‑tjetrit; dhe planifikon mënyra për të vepruar sipas mbresave të marra nga Shpirti. Këto diskutime duhet të mbështeten te shkrime të shenjta përkatëse dhe te mësimet e profetëve të gjallë.
Jo të gjitha mbledhjet e këshillit do të jenë njësoj. Këtu janë disa udhëzime që t’i ndihmojnë presidencat për të udhëhequr një këshill të suksesshëm.
Përpara mbledhjes së këshillit | |
Bëni:
|
Mos [Bëni]:
|
Gjatë mbledhjes së këshillit | |
Bëni:
|
Mos [Bëni]:
|
Pas mbledhjes së këshillit | |
Bëni:
|
Tema për Mbledhjet e Këshillit të Dielën e Parë
Ide për temat e diskutimit në mbledhjet e këshillit mund të vijnë nga mbledhjet e presidencës, mbledhjet e këshillit të lagjes, plani i zonës, mbresat që udhëheqësit i marrin kur u japin shërbesë anëtarëve, dhe nga nxitjet prej Frymës së Shenjtë. Temat më poshtë janë vetëm sugjerime. Udhëheqësit/et mund të jenë në dijeni për nevoja të tjera, të cilat ndihen të frymëzuar t’i diskutojnë.
-
Çfarë mund të bëjmë ne që t’u japim shërbesë njerëzve përreth nesh? (Shih Mosia 23:18.)
-
Si mund t’u japim përparësi përgjegjësive tona të ndryshme?
-
Si do ta përhapim ungjillin te miqtë dhe fqinjët tanë? (Shih Alma 17.)
-
Si mund të mbrohemi vetë dhe t’i mbrojmë familjet tona nga mjetet e papërshtatshme të informacionit dhe pornografia?
-
Çfarë do të bëjmë për t’i këshilluar e forcuar fëmijët tanë dhe rininë në lagjen tonë?
-
Si mund të jemi më të përfshirë në punën për historinë familjare dhe adhurimin në tempull?
-
Si mund ta ftojmë ndihmën e Zotit kur kërkojmë përgjigje për pyetjet tona për ungjillin dhe kërkojmë kuptueshmëri më të thellë të ungjillit?
-
Si mund t’i forcojmë dëshmitë tona për Zotin dhe ungjillin e Tij dhe t’i ndihmojmë familjet tona që të jenë të mbështetura shpirtërisht te vetja?