Historia Familjare: Zbuloni, Mblidhni, Lidhni
Këshilltarët vendorë të tempullit dhe historisë familjare mund t’i ndihmojnë anëtarët e Kishës dhe njerëz të tjerë që të gjejnë gëzimin që vjen nga zbulimi, mbledhja dhe lidhja me paraardhësit, sipas Plakut Bredli D. Foster, Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë dhe Drejtor Ekzekutiv i Sektorit të Kishës për Historinë Familjare.
Çdo njeri ka tregime nga historia e tij familjare. Dhe gjëra të mrekullueshme mund të ndodhin kur filloni t’i kërkoni dhe i gjeni ato.
“Theksimi ynë për vitin që vjen, është t’i ndihmojmë këshilltarët që ta kuptojnë rolin e tyre për t’i ndihmuar anëtarët që ta kenë këtë përvojë”, tha Plaku Foster. “E bëjmë këtë një e nga një. Shkojmë te [njerëzit] kudo ku janë, me një theksim të veçantë për ata që po mbushin 12 vjeç dhe ata që janë të kthyer të rinj në besim.” Të dyja grupet përfitojnë shpejt kur e kuptojnë se si puna e tempullit i forcon familjet përgjatë përjetësive dhe ata shpesh prodhojnë entuziazëm mes vetë miqve dhe familjeve të tyre.
Edhe ata që nuk janë anëtarë të Kishës, mund të kenë përvojën zbuloni‑mblidhni‑lidhni nëpërmjet ndihmës një për një në çdonjërën prej më shumë se 5 000 qendrave FamilySearch të historisë familjare në të gjithë botën.