2018
Raporti i Sektorit të Kontrollit Financiar të Kishës, 2017
maj 2018


Raporti i Sektorit të Kontrollit Financiar të Kishës, 2017

Drejtuar Presidencës së Parë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Të dashur Vëllezër: Siç përshkruhet me anë të zbulesës në seksionin 120 të Doktrinës e Besëlidhjeve, Këshilli mbi Planifikimin e Të Dhjetave – i përbërë nga Presidenca e Parë, Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve dhe Peshkopata Kryesuese – e autorizon shpenzimin e fondeve të Kishës. Subjektet e Kishës i shpenzojnë fondet në përputhje me buxhetet, rregulloret dhe procedurat e miratuara.

Sektori i Kontrollit Financiar të Kishës, i cili përbëhet nga profesionistë të licencuar dhe është i pavarur nga të gjithë sektorët e tjerë të Kishës, ka përgjegjësinë të kryejë kontrolle financiare me qëllim që të japë siguri të arsyeshme lidhur me kontributet e marra, shpenzimet e bëra dhe mbrojtjen e pasurive të Kishës.

Bazuar mbi kontrollet financiare të kryera, Sektori i Kontrollit Financiar të Kishës është i mendimit se, në çdo hollësi të rëndësishme, kontributet e marra, shpenzimet e bëra dhe pasuritë e Kishës për vitin 2017, janë regjistruar dhe administruar në përputhje me buxhetet, rregulloret dhe praktikat llogaritëse të miratuara të Kishës. Kisha i ndjek praktikat që u jepen mësim anëtarëve të saj, të të jetuarit brenda një buxheti, të shmangies së borxhit dhe të kursimit për një rast nevoje.

Paraqitur me respekt nga

Sektori i Kontrollit Financiar të Kishës

Kevin R. Xhergensen

Drejtor Administrimi