Pjesë të spikatura nga Konferenca e Përgjithshme Vjetore e 188‑të
Kjo konferencë e përgjithshme ishte historike për shumë arsye, përfshirë ristrukturimin e kuorumeve të Priftërisë Melkizedeke dhe fillimin e një epoke të re për dhënien e shërbesës. Por ndoshta ngjarja më e shumëpritur ishte mundësia jonë vetjake për ta mbështetur Presidentin Rasëll M. Nelson si Presidentin e 17‑të të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.
Një Kuvend Solemn
Kur ne u ngritëm në këmbë dhe e mbështetëm një profet dhe President të ri, duart tona të ngritura nuk u numëruan nga ndonjë mbajtës njerëzor analesh; ato u shënuan në qiell si një besëlidhje me Perëndinë.
Gjatë gjithë konferencës, pamë prova se kjo është Kisha e Shpëtimtarit, e udhëhequr prej Tij nëpërmjet shërbëtorëve të Tij. Ne dëshmuam pozicionin që një profet i gjallë zë në lidhje me secilin prej nesh – jo duke qëndruar ndërmjet nesh dhe Shpëtimtarit, por duke qëndruar përkrah nesh dhe duke treguar rrugën drejt Shpëtimtarit. Përjetuam mundësinë për të marrë një “dëshmi vetjake se thirrja e Presidentit Nelson është nga Perëndia” dhe për ta hedhur spirancën e “shpirtit tonë te Zoti Jezu Krisht [duke i] dëgj[uar] ata që Ai i dërgon” (shih nga Plaku Nil L. Andersen në faqen 26).
-
Ju mund të mësoni më shumë mbi Presidentin Nelson në shtojcën e veçantë prej 16 faqesh që shoqëron botimet e majit 2018 të revistave Ensign dhe Liahona.
Mbështetja e Udhëheqësve të Rinj
Përveç mbështetjes të Presidentit Nelson, ne mbështetëm më shumë se 70 udhëheqës të rinj.
-
Gjejeni një listë të njerëzve të mbështetur, përfshirë Të Shtatëdhjetët Zonalë të rinj, në faqet 6–8, 28–29.
-
Lexojini biografitë e shkurtra të udhëheqësve të rinj duke filluar nga faqja 121.
Ndryshimet në Kuorume dhe në Dhënien e Shërbesës
Edhe pse të mbikëqyrura nga profetët, ndryshimet e njoftuara gjatë konferencës “janë shembuj të zbulesave [nga Perëndia] që e kanë udhëhequr këtë Kishë që prej fillimit të saj”, tha Plaku Xhefri R. Holland (shih faqen 101).
-
Lexojini udhëzimet mbi ristrukturimin e kuorumeve, nga Presidenti Nelson, Plaku D. Tod Kristoferson dhe Plaku Ronald A. Rasband, duke filluar nga faqja 54.
-
Lexojini udhëzimet mbi dhënien e shërbesës, nga Presidenti Nelson, Plaku Holland dhe Motra Xhin B. Bingham, duke filluar nga faqja 100.
-
Gjeni më shumë informacion mbi këto ndryshime dhe burime udhëzuese në pjesën e lajmeve në faqet 132–133.
Tempuj të Tjerë
Për ta theksuar “mesazhi[n tonë] drejtuar botës” që “ne i ftojmë të gjithë fëmijët e Perëndisë në të dyja anët e velit të vijnë te Shpëtimtari i tyre, të marrin bekimet e tempullit të shenjtë, të kenë gëzim të përhershëm dhe të kualifikohen për jetën e përjetshme”, Presidenti Nelson njoftoi shtatë tempuj të rinj.
-
Gjejeni se ku do të jenë vendndodhjet e shtatë tempujve të rinj në faqen 133.