Plaku Stiven R. Bangerter
Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë
Gjatë një udhëtimi kampimi në fëmijëri, Plaku Stiven R. Bangerter dhe familja e tij nganë motorët për rrugë të pashtruara drejt majës së një mali. Duke zbritur ai e humbi udhën dhe u veçua nga të tjerët.
Teksa ra në gjunjë atë pasdite dhe iu lut Atit të tij në Qiell për ndihmë, me sytë e mendjes ai pa shtegun që e kishte humbur. Kur sapo fillova të zbrisja, “vëllai im e arriti kreun e shtegut me motoçikletën e vet, më përqafoi dhe më rrëfeu udhën nëpër errësirë drejt kampit, i cili ishte disa orë larg”.
Ky rast ishte thjesht njëri prej shumë rasteve që e bënë të ndiente dashuri gjatë fëmijërisë së tij. “Nuk pati kurrë asnjë çast në jetën time kur e pyeta veten a më donin ose kujdeseshin për mua”, tha Plaku Bengërtër.
Plaku Bangerter u lind në Solt‑Lejk‑Siti të Jutës në SHBA, nga Maks E. dhe Telma R. Bangerteri më 29 korrik 1961. Ai u rrit në Grenxhër të Jutës.
Brenda pak javësh pas kthimit nga shërbimi në Misionin e Kanadasë, Vankuver, Plaku Bangerter u takua me Suzan Aleksis Hjuzin. Në daljen e tyre të parë në një takim, ai ndjeu tek ajo një dëshirë të përulur për të shërbyer që e nxiti t’i propozonte për martesë në takimin e tyre të dytë. Ata u vulosën në Tempullin e Solt‑Lejkut në 17 mars 1983. Ata janë prindër të gjashtë djemve.
Plaku Bangerter mori një diplomë universitare në Universitetin Shtetëror të Arizonës për studime fetare dhe një gradë doktori për drejtësi në Kolegjin e Universitetit Shtetëror Perëndimor të Ligjit. Gjatë 25 vjetëve të shkuar, Plaku Bangerter ka përfaqësuar kisha dhe organizata me baza fetare në praktika ligjore në Kaliforninë e Jugut dhe në Jutën jugore. Ai ishte ortak në firmën Kuksi, Tulën, Gejxh, Dafi dhe Ug nga viti 1993 deri në 2003 dhe u bë ortak administrues i firmës Bangerter, Freizër dhe Graf në 2004‑ën.
Plaku Bangerter ka shërbyer si I Shtatëdhjetë Zonal, president kunji, këshilltar në një presidencë kunji, peshkop, president i kuorumit të pleqve dhe president i Të Rinjve të lagjes.