Treguesi i Ngjarjeve në Konferencë
Sa vijon është një listë me përvoja të përzgjedhura, të treguara gjatë konferencës së përgjithshme. Numri i referohet faqes së parë të bisedës.
Folësi |
Ngjarja |
Reina I. Aburto |
(78) Shenjtorë të ditëve të mëvonshme në Kili, Peru, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara ofrojnë ndihmë pas fatkeqësive natyrore. |
Nil L. Andersen |
(24) Kathi Anderseni lexon bisedat e Presidentit Rasëll M. Nelson nga konferencat e përgjithshme të shkuara dhe lutet për një siguri më të thellë për rolin e tij profetik. |
M. Rasëll Ballard |
(9) Kur sheh madhësinë e një fare sinapi në Jerusalem, M. Rasëll Ballardi rikujton mësimet e Shpëtimtarit mbi besimin. |
Dejvid A. Bednar |
(30) Rasëll M. Nelsoni dhe Henri B. Ajringu ndjekin ftesën e Presidentit Tomas S. Monson për ta studiuar Librin e Mormonit dhe për t’i vënë në zbatim të vërtetat e tij. |
Xhin B. Bingham |
(104) Një motër e Shoqatës së Ndihmës i jep shërbesë një nëne të re “të humbur e të vetme”. Një motër afrikane i jep shërbesë një motre që e kanë rrahur dhe grabitur. Anëtarë të lagjes përkujdesen për një motër që po lufton me kancerin. Të reja punojnë për të përmbushur nevojat e një fqinje. |
Zherald Kosé |
(111) Përpara se të jepte miratimin për ndërtimin e Tempullit të Parisit në Francë, kryetari i bashkisë dhe punonjësit e tij vizitojnë një mbledhje sakramenti. Si president kunji, Zherald Koséja gëzohet për besnikërinë dhe besimin e shtuar të anëtarëve të kunjit te Shpëtimtari. Zherald Koséja i thotë një miku se çdo familje ka nevojë për një mbajtës të priftërisë në shtëpi. |
D. Tod Kristoferson |
(55) Një kuorum pleqsh mbledh të korrat e një fermeri pasi disa pjesëtarë të familjes së tij vdiqën nga gripi. |
Kuentin L. Kuk |
(114) Shfaqje hyjnore i mbushin me gëzim anëtarët në përkushtimin e Tempullit të Kirtlandit. Kuentin L. Kuku ndien dashuri dhe paqe në Tempullin e Oklandit në Kaliforni. |
Masimo De Feo |
(81) I biri i Masimo De Feos u thotë shokëve të klasës se babai i tij është “drejtori i universit”. Nëna që po vdes e Masimo De Feos, i tregon se ajo e do atë më shumë se veten. |
Devin G. Durrant |
(42) Një lojë në mbrëmjen familjare ndërton vetëbesimin e vogëlushit Devin G. Durrant. Familja Durrant del në fotografi në mjedisin jashtë tempullit. |
Leri J. Eko Houk |
(15) Familja Eko Houk ngushëllon prindërit e një shoferi të dehur që shtypi me makinë vëllanë dhe kunatën e Leri J. Eko Houkut. |
Henri B. Ajring |
(61) Stërgjyshërit e Henri B. Ajringut bien në dashuri teksa udhëtojnë përmes rrafshnaltave. Një i ri e kupton se çfarë mund të përmbushin mbajtësit e priftërisë në shërbimin për Zotin. Një mësues i frymëzuar shtëpie i shërben një familjeje në nevojë të skajshme. (86) Pasi nëna e Henri B. Ajringut ndërron jetë, babai i tij merr ngushëllim nga Fryma e Shenjtë. |
Tejlor G. Godoi |
(34) Vdekja e birit të një miku të tij e nxit Tejlor G. Godoin që ta përdorë me urtësi secilën “ditë më shumë” të jetës. Një motër peruane i merr në konsideratë seriozisht besëlidhjet e saj pasi sakrifikon që ta frekuentojë tempullin. Tejlor G. Godoi dëshiron të jetë studenti më i mirë pasi nëna e tij sakrifikon për studimet e tij për dentist. |
Gerit W. Gong |
(97) Gerit W. Gongu u tregon të bijve histori para se të flinin dhe u këndon që t’i vërë në gjumë. |
Xhefri R. Holland |
(101) Një vëlla, bashkëshortja e të cilit sëmuret, pa e menduar i telefonon mësuesit të tij të shtëpisë që ta ndihmojë. |
Daglas D. Holms |
(50) Mbajtës të Priftërisë Aarone ua tregojnë dëshminë e tyre bashkëmoshatarëve. Anëtarë të kuorumit të priftërinjve mësojnë se çfarë do të thotë të jenë të “autorizuar nga Jezu Krishti”. |
Rasëll M. Nelson |
(68) Mbajtës të priftërisë nuk ia dalin t’u japin bekime të vërteta pjesëtarëve të familjes ose motrave me thirrje të reja. Rasëll M. Nelsoni e ndihmon një burrë që të kthehet në Kishë. (93) Si djalosh, Rasëll M. Nelsonit i pëlqen shumë të mësojë mbi ungjillin dhe është i etur të vuloset me prindërit e tij. I riu Rasëll M. Nelsoni i thyen shishet me pije alkoolike, sepse dëshiron që prindërit e tij ta jetojnë Fjalën e Urtësisë. |
Dallin H. Ouks |
(65) Një president i kuorumit të pleqve e këshillon një anëtar të kuorumit që të mos ta braktisë kolegjin. |
Boni L. Oskarson |
(36) Kur ishte tek Të Rejat, Boni L. Oskarsonit i kërkojnë të përmbushë detyra dhe thirrje që normalisht kryhen nga të rriturit. |
Dejll G. Renland |
(46) Dashuria e Parli dhe Orson Pratit për paraardhësit e vet, i ndihmon ta ndreqin marrëdhënien e tyre. Bekimet e tempullit e ndihmojnë të shërohet një familje, zemra e birit të vdekur të së cilës u dhurua për transplantim. |
Lin G. Robins |
(21) Profesori i kolegjit i Lin G. Robinsit i nxit studentët që ta shohin dështimin si një këshillues dhe të vazhdojnë të përpiqen. |
Ulises Soares |
(98) Ulises Soaresi dhe bashkëshortja e tij marrin viza në një kohë të përshpejtuar pasi tregojnë besim se Zoti do të bënte një mrekulli për ta. |
Geri E. Stivenson |
(17) Geri E. Stivensonin merr një dëshmi për vijimësinë e profetëve pas vdekjes së Presidentit Dejvid O. Mek‑Kei. Një ish‑student e lavdëron stilin e mësimdhënies të dr. Rasëll M. Nelson. |
Brajën K. Tejlor |
(12) Brajën K. Tejlori kujton mësueset e tij të duruara të Fillores. Pas shkaktimit të një aksidenti me makinë, një e re gjen paqe në njohurinë se ajo është fëmijë i Perëndisë. |
Taniela B. Uakolo |
(39) Pasi e frekuenton kishën për 39 vjet, një burrë pagëzohet e konfirmohet dhe më vonë vuloset në tempull me bashkëshorten e tij. |
Leri Y. Uilson |
(75) Duke vepruar sipas mbresave të tij shpirtërore, një kapelan shdm ndihmon për ta shpëtuar nga një tajfun një anije transporti dhe ekuipazhin e saj. |
Klaudio D. Zivic |
(83) “Duroni dhe ju do të ngadhënjeni”, u thotë Presidenti Tomas S. Monson Klaudio D. Zivicit dhe bashkëshortes së tij. Një e çarë në kajakun e Klaudio D. Zivicit e bën të pamundur që ta kontrollojë atë. |