2018
Boni H. Kordën
maj 2018


Boni H. Kordën

Presidente e Përgjithshme e Të Rejave

Boni H. Kordën

Një shkrim i shenjtë shumë i dashur për Motrën Boni H. Kordën gjendet te Doktrina e Besëlidhje 123:17: “Le të bëjmë me gëzim të gjitha gjërat që janë në fuqinë tonë; dhe atëherë qëndrofshim të patundur, me sigurinë më të madhe, për të parë shpëtimin e Perëndisë dhe që krahu i tij të zbulohet”.

Për të ky varg përmbledh mësime që i ka mësuar gjatë gjithë jetës së vet. “Ne mund të bëjmë gjëra të vështira, por gjithashtu mund t’i bëjmë ato plot gëzim”, tha Motra Kordën, e cila u mbështet më 31 mars 2018 si Presidentja e re e Përgjithshme e Të Rejave.

Ajo dijeni hodhi rrënjë brenda saj gjatë një “fëmijërie përrallore” duke punuar në një fermë të vogël në Ajdahon juglindore dhe më pas përsëri teksa haste vështirësi për të mësuar një gjuhë të re si misionare në Portugali. Ishte një mesazh që ua përsëriti shpesh edhe misionarëve teksa shërbeu me bashkëshortin e saj ndërkohë që ai kryesonte Misionin e Brazilit, Kuritibë. Dhe është një mësim që tani ka në plan t’ua tregojë të rejave anembanë botës.

Të rejave të sotme, tha ajo, po u kërkohet të bëjnë më shumë dhe ta çojnë përpara veprën e Zotit. “Dhe ne mund ta bëjmë këtë”, shtoi ajo.

Boni Hillëm Kordëni u lind më 11 mars 1964 nga Harold dhe Kerëll Rasmusen Hillami në Ajdaho‑Folls të Ajdahos në SHBA. Pas misionit të saj ajo mori diplomën e saj universitare për pedagogji në Universitetin “Brigam Jang”, ku u takua me Derek Lejn Kordënin. Ata u martuan më 25 prill 1986 në Tempullin e Solt‑Lejkut. Ata kanë katër fëmijë dhe katër nipër e mbesa.

Shërbimi i saj në Kishë gjatë gjithë jetës ka përfshirë kohë si udhëheqëse e çerdhes dhe mësuese seminari. Përpara thirrjes para dy vjetësh për të shërbyer si këshilltare në Presidencën e Përgjithshme të Fillores, Motrës Kordën i pëlqente të shërbente si presidente kunji e Të Rejave. Edhe pas lirimit nga ajo detyrë, “unë nuk e kam ndalur kurrë lutjen për të rejat”, tha ajo.

Një mesazh që mezi pret t’ua japë të rejave anembanë botës, është që ajo i do ato dhe, më e rëndësishme, që Perëndia i do ato.