2018
Kuvendi Solemn
maj 2018


Kuvendi Solemn

Vëllezër dhe motra, Presidenti Nelson ka kërkuar që unë të merrem me çështjen e kuvendit solemn për të cilin jemi mbledhur sot.

Ky është një rast me rëndësi të madhe për anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në mbarë botën.

Duke filluar nga data 10 tetor 1880, kur Xhon Tejlori u mbështet që ta pasonte Brigam Jangun si profet, shikues dhe zbulues dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, secili prej këtyre rasteve është emërtuar si një kuvend solemn formal i trupës së Kishës për të shprehur zërin e Kishës.

Do të votojmë sipas kuorumeve dhe grupeve. Kudo që të jeni, ju ftojmë të ngriheni në këmbë vetëm kur t’ju kërkohet dhe ta shprehni duke ngritur dorën se zgjidhni t’i mbështetni ata njerëz emrat e të cilëve do të paraqiten. Duhet të votoni vetëm kur t’ju kërkohet të ngriheni në këmbë.

Autoritetet e Përgjithshme të caktuar në Tabernakull dhe në Sallën e Asamblesë në Sheshin e Tempullit do ta vëzhgojnë votimin në ato godina. Në qendrat e kunjeve, një anëtar i presidencës së kunjit do ta vëzhgojë votimin. Nëse ndokush jep një votë kundër, ai individ duhet të vihet në kontakt me presidentin përkatës të kunjit të vet.

Tani do të vijojmë me punimet. Sërish, ju lutemi, ngrihuni në këmbë dhe votoni vetëm kur t’ju kërkohet ta bëni këtë.

U lutemi anëtarëve të Presidencës së Parë që të ngrihen.

Propozohet që Presidenca e Parë ta mbështetë Rasëll Marion Nelsonin si profet, shikues dhe zbulues, dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

U lutemi anëtarëve të Presidencës së Parë që janë dakord, ta shfaqin atë.

Propozohet që Presidenca e Parë t’i mbështetë Dallin Harris Ouksin si Këshilltar të Parë dhe Henri Benion Ajringun si Këshilltar të Dytë në Presidencën e Parë të Kishës.

Ata anëtarë të Presidencës së Parë që janë dakord, mund ta shfaqin atë.

Propozohet që Presidenca e Parë ta mbështetë Dallin Harris Ouksin si President të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe Melvin Rasëll Ballardin si President Veprues të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

Anëtarët e Presidencës së Parë që janë dakord, mund ta shfaqin atë.

Propozohet që Presidenca e Parë të mbështetë si anëtarë të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: M. Rasëll Ballard, Xhefri R. Holland, Diter F. Uhtdorf, Dejvid A. Bednar, Kuentin L. Kuk, D. Tod Kristoferson, Nil L. Andersen, Ronald A. Rasband, Geri E. Stivenson, Dejll G. Renland, Gerit Uollter Gong dhe Ulises Soares.

U lutemi anëtarëve të Presidencës së Parë, ta shfaqin atë.

Propozohet që Presidenca e Parë t’i mbështetë këshilltarët në Presidencën e Parë dhe Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve si profetë, shikues e zbulues.

U lutemi anëtarëve të Presidencës së Parë, ta shfaqin atë.

Presidenca e Parë tani do të ulet.

I ftojmë Plakun Gong dhe Plakun Soares të zënë vendet e tyre në Kuorumin e Të Dymbëdhjetëve.

U lutemi vetëm anëtarëve të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, përfshirë Plakun Gong dhe Plakun Soares, që të ngrihen.

Propozohet që Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve ta mbështetë Rasëll Marion Nelsonin si profet, shikues dhe zbulues, dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, së bashku me këshilltarët e tij dhe anëtarët e Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve siç u paraqitën dhe u votuan nga Presidenca e Parë.

U lutemi anëtarëve të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve që janë dakord, ta shfaqin atë.

Ju mund të uleni.

U lutemi Autoriteteve të Përgjithshme Të Shtatëdhjetë dhe anëtarëve të Peshkopatës Kryesuese që të ngrihen.

Propozohet që të gjithë Autoritetet e Përgjithshme Të Shtatëdhjetë dhe anëtarët e Peshkopatës Kryesuese, ta mbështetin Rasëll Marion Nelsonin si profet, shikues dhe zbulues, dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, së bashku me këshilltarët e tij dhe anëtarët e Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, siç u paraqitën dhe u votuan nga Presidenca e Parë.

U lutemi të gjithë Autoriteteve të Përgjithshme Të Shtatëdhjetë dhe anëtarëve të Peshkopatës Kryesuese që janë dakord, ta shfaqin atë.

Ju mund të uleni.

U lutemi atyre sa vijojnë, kudo ku mund të jenë në mbarë botën: të gjithë Të Shtatëdhjetëve Zonalë, patriarkëve, priftërinjve të lartë dhe pleqve të shuguruar, që të ngrihen.

Propozohet që Rasëll Marion Nelsoni të mbështetet si profet, shikues dhe zbulues, dhe si President i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, së bashku me këshilltarët e tij dhe anëtarët e Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve siç u paraqitën dhe u votuan.

U lutemi të gjithë atyre që janë dakord, ta shfaqin atë.

Ndonjë kundër, mund ta shfaqë po ashtu.

Ju lutemi, uluni.

U lutemi të gjitha anëtareve të Shoqatës së Ndihmës – domethënë të gjitha grave të moshave 18 vjeçe e lart, që të ngrihen.

Propozohet që Rasëll Marion Nelsoni të mbështetet si profet, shikues dhe zbulues, dhe si President i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, së bashku me këshilltarët e tij dhe anëtarët e Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve siç u paraqit dhe u votua më parë.

U lutemi të gjitha atyre që janë dakord, ta bëjnë të ditur duke ngritur dorën.

Ndonjë kundër, mund ta bëjë të ditur po ashtu.

Ju mund të uleni.

U lutemi atyre që mbajnë vetëm Priftërinë Aarone – domethënë të gjithë priftërinjve, mësuesve dhe dhjakëve të shuguruar, që të ngrihen.

Propozohet që Rasëll Marion Nelsoni të mbështetet si profet, shikues dhe zbulues, dhe si President i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, së bashku me këshilltarët e tij dhe anëtarët e Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve siç u paraqit dhe u votua më parë.

U lutemi të gjithë atyre që janë dakord, ta bëjnë të ditur duke ngritur dorën.

Ndonjë kundër, mund ta bëjë të ditur po ashtu.

Ju mund të uleni.

U lutemi të rejave të moshave 12 deri 18 vjeçe, që të ngrihen.

Propozohet që Rasëll Marion Nelsoni të mbështetet si profet, shikues dhe zbulues, dhe si President i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, së bashku me këshilltarët e tij dhe anëtarët e Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve siç u paraqit dhe u votua më parë.

U lutemi të gjitha atyre që janë dakord, ta bëjnë të ditur duke ngritur dorën.

Ndonjë kundër, mund ta bëjë të ditur po ashtu.

Ju mund të uleni.

Tani u lutemi të gjithë anëtarëve, kudo ku mund të ndodhen, përfshirë të gjithë ata që u ngritën në këmbë më parë, që të ngrihen.

Propozohet që Rasëll Marion Nelsoni të mbështetet si profet, shikues dhe zbulues, dhe si President i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, së bashku me këshilltarët e tij dhe anëtarët e Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve siç u paraqitën dhe u votuan.

U lutemi të gjithë atyre që janë dakord, ta bëjnë të ditur duke ngritur dorën.

Ndonjë kundër, mund ta bëjë të ditur po ashtu.

Të gjithë mund të uleni.

Faleminderit, vëllezër dhe motra, për dashurinë dhe përkrahjen tuaj.