Plaku Huan Pablo Vijar
Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë
Njohja e Plakut Huan Pablo Vijar me Kishën ndodhi në Santiago të Kilit, kur vëllai i tij më i madh, Ivani, i shpalli familjes se ishte pagëzuar pa miratimin e prindërve të tij dhe më vonë tha se kishte në plan të shërbente në një mision. Kur e pyetën përse, Ivani shprehu dëshminë dhe dëshirën e tij për të shërbyer.
“Nuk e kuptova gjithë domethënien e saj”, kujtoi Plaku Vijar, në atë kohë 17‑vjeçar. “Por në atë çast, ai vendosi një farë në zemrën time.”
Asaj fare iu dha mundësi të rritej kur vëllai i tij e referoi atë te misionarët. Gjatë mësimit të tij të parë, Plaku Vijar mori dëshminë e vet për vërtetësinë e Librit të Mormonit.
“Për mua, nuk ishte e nevojshme të bija një gjunjë dhe të lutesha, sepse në çastin që ata shprehën dëshminë e tyre, e dija në zemrën time që ishte e vërtetë”, tha ai. “Kur e dija atë, gjithçka tjetër duhej të ishte e vërtetë.”
Ivani, që shërbente në një mision fqinjë, mori leje ta pagëzonte Plakun Vijar në vitin 1988. Më vonë, nëna e tyre dhe një vëlla tjetër, Klaudioja, gjithashtu u bashkuan me Kishën.
Një vit pas pagëzimit të tij, Plaku Vijar filloi të shërbente në Misionin e Kilit, Vinja del Mar, duke filluar një jetë shërbimi e cila, që nga ajo kohë, ka përfshirë shërbimin si president kunji, peshkop, këshilltar në peshkopatë, këshilltar në Misionin e Kilit, Santiago Lindore dhe I Shtatëdhjetë Zonal në Zonën Jugore të Amerikës Jugore. Ai u mbështet më 31 mars 2018 si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë.
Plaku Vijar u lind më 11 shtator 1969 në Valparaiso të Kilit nga Serhio Vijar Vera dhe Henoveva Saverdra. Ai u martua me Karola Kristina Bariosin më 31 mars 1994, në Tempullin e Santiagos në Kili. Ata janë prindërit e tre fëmijëve.
Pasi mori një diplomë universitare për komunikime shoqërore e marrëdhënie publike dhe një diplomë pasuniversitare për marketing, ai punoi në industrinë farmaceutike dhe të pajisjeve mjekësore. Në vitin 2007 ai mori edhe një diplomë pasuniversitare për administrim biznesi në Universitetin “Brigam Jang”. Më pas u kthye në Kili që të punonte për Orikën, një kompani shërbimesh minerare, në kohën më të fundit si menaxher drejtues.