2018
Plaku Methju L. Karpenter
maj 2018


Plaku Methju L. Karpenter

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Plaku Methju L. Karpenter

Plaku Methju L. Karpenter mban mend herën e parë që e dalloi kur e ndjeu Frymën e Shenjtë. Ishte djalë i vogël, rreth shtatë vjeç, i ulur në grupin e fëmijëve më të vegjël të Fillores. Një dritë po hynte në dhomë dhe ai pati një ndjenjë ngrohtësie që nuk e kishte dalluar më parë.

“Ndjeva ngacmime në zemrën time – dhe jo ngaqë ndjeva të ngrohtë”, tha ai. “E dija se Perëndia është i vërtetë; e ndjeva atë.”

Kur ishte 11 vjeç, ai mori pjesë në një sesion të konferencës së përgjithshme në Tabernakullin e Solt‑Lejkut me babanë e vet. Ishte hera e parë që ai ishte në të njëjtën dhomë me një profet, Presidentin Jozef Filding Smith.

“Kur e pashë atë”, tha ai, “Shpirti më dha dëshmi se ai ishte profeti.”

Këto pohime të thjeshta shpirtërore në një moshë të vogël e ndihmuan të shihte drejt Shpirtit si një ndikim udhërrëfyes gjatë gjithë jetës së vet.

“Dëshmia ime nuk ka qenë një përvojë e vetme engjëllore”, tha Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë, i cili u mbështet më 31 mars 2018, “por është zhvilluar dhe përmirësuar me kalimin e kohës.”

Methju Lesli Karpenteri u lind në Solt‑Lejk‑Siti të Jutës, në SHBA më 21 tetor 1959, nga Liona Ekersoni dhe Robert Ollred Karpenteri. Ai është më i vogli i tetë fëmijëve të çiftit dhe u rrit në një familje me pesë motra më të mëdha.

Muajin e fundit të shkollës së mesme, ai u takua me Mishell “Shelli” Braunin. Ata filluan të dilnin në takime, por e lanë pezull shoqërimin e tyre ndërkohë që ai shërbeu në Misionin e Zvicrës, Gjenevë nga viti 1979 deri në 1981. Pas kthimit të tij, çifti u martua në Tempullin e Solt‑Lejkut më 9 korrik 1982. Ata janë prindër të pesë fëmijëve.

Plaku Karpenter mori një diplomë universitare për financë në Universitetin “Brigam Jang” dhe një diplomë pasuniversitare për administrim biznesi në Shkollën e Biznesit të Harvardit. Në kohën më të fundit ai ishte drejtori administrues i Fondit të Financimit të Fondacioneve të Specializuara.

Plaku Karpenter ka shërbyer si peshkop, këshilltar në peshkopatë, president i Të Rinjve të kunjit, këshilltar i lartë, president kunji dhe I Shtatëdhjetë Zonal.