Plaku Terens M. Vinson
Presidenca e Të Shtatëdhjetëve
Plaku Terens M. Vinson beson se Shpëtimtari nuk është kurrë larg. “Ai është gjithmonë pranë, veçanërisht në vende të shenjta dhe në kohë nevoje”, dëshmoi ai në konferencën e përgjithshme të tetorit 2013. “Ndonjëherë, kur unë e pres më pak, unë ndiej thuajse sikur Ai më prek në supe që të më tregojë se Ai më do.”
Një herë, teksa Plaku Vinson po ecte me Plakun Xhefri R. Holland, të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, Plaku Holland ia hodhi krahun mbi supe Plakut Vinson dhe i tha se e donte atë. Plaku Vinson tha: “Unë besoj se nëse do të mund të kishim privilegjin të ecnim fizikisht me Shpëtimtarin, ne do të ndienim krahun e Tij të hedhur mbi supin tonë po ashtu”.
Plaku Vinson, i mbështetur si anëtar i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve më 31 mars 2018, thotë se dashuria e Perëndisë “është ndjenja më e ëmbël”.
Plaku Vinson, i cili do ta fillojë thirrjen e tij të re më 1 gusht 2018, u mbështet si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë i Kishës më 6 prill 2013. Në atë kohë ai po shërbente si anëtar i Kuorumit të Tetë të Të Shtatëdhjetëve në Zonën e Paqësorit. Tani po shërben si President i Zonës së Afrikës Perëndimore.
Plaku Vinson mori një diplomë universitare për matematikë dhe statistikë, një diplomë për arsimim e mësimdhënie dhe një diplomë pasuniversitare për financën e zbatuar. Karriera e tij ka përfshirë mësimdhënie, trajnim dhe dhënie leksionesh në universitete. Ai ka punuar kryesisht si këshilltar financiar dhe administrator fondesh.
Ndërkohë që ishte kërkues në Kishë kur qe një i ri në moshë madhore, Plaku Vinson mori një mbresë të fortë shpirtërore. E ndjeu qartësisht se duhej të bashkohej me Kishën me qëllim që të përparonte dhe të gjente përgjigje për pyetjet që i kishte akoma. Ai u pagëzua dhe u konfirmua javën pasuese.
Që nga ajo kohë “e dija se çfarë priste Zoti që të bëja dhe zbulova se të gjitha pyetjet e mia kishin vërtet përgjigje”.
Që nga pagëzimi i tij në vitin 1974, Plaku Vinson ka shërbyer si këshilltar në peshkopatë, peshkop, këshilltar i lartë, këshilltar në një presidencë kunji, përfaqësues krahinor, këshilltar në një presidencë misioni, punonjës ordinancash në tempull dhe I Shtatëdhjetë Zonal.
Ai u lind në Sidnei të Australisë më 12 mars 1951. U martua me Kei En Kardenin në maj të vitit 1974. Ata janë prindër të gjashtë fëmijëve.