2018
Mbështetja e Drejtuesve të Kishës
maj 2018


Mbështetja e Drejtuesve të Kishës

Përmendim se raporti statistikor, që zakonisht paraqitej gjatë këtij sesioni të konferencës së përgjithshme të prillit, do të publikohet tani në LDS.org menjëherë pas kësaj mbledhjeje dhe do të përfshihet në botimin e konferencës të revistave të Kishës.

Unë do të paraqit tani disa ndryshime në udhëheqjen e Kishës si dhe Drejtuesit e Përgjithshëm dhe Të Shtatëdhjetët Zonalë të Kishës për votimin mbështetës, pas të cilit, Vëllai Kevin R. Xhergensen, drejtor përgjegjës i Sektorit të Kontrollit Financiar të Kishës, do të lexojë raportin e kontrollit financiar.

Pasi u dhanë thirrjet e tyre për të shërbyer si anëtarë të rinj të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, propozohet që ne t’i lirojmë Pleqtë Gerit W. Gong dhe Ulises Soares nga shërbimi i tyre si anëtarë të Presidencës së Të Shtatëdhjetëve.

Gjithashtu, i lirojmë Pleqtë Krejg C. Kristensen, Lin G. Robins dhe Huan A. Uceda nga shërbimi i tyre si anëtarë të Presidencës së Të Shtatëdhjetëve, lirime që hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Të gjithë ata që dëshirojnë t’u shprehin vlerësim këtyre Vëllezërve për shërbimin e tyre të përkushtuar, u lutemi ta tregojnë.

Propozohet që t’i lirojmë personat që vijojnë nga shërbimi i tyre si Të Shtatëdhjetë Zonalë: Stiven R. Bangerter, Methju L. Karpenter, Matias Held, Dejvid P. Homer, Kajl S. Mek‑Kej, R. Skot Runia dhe Huan Pablo Vijar.

Ata që dëshirojnë të bashkohen me ne për t’u shprehur vlerësim këtyre Vëllezërve për shërbimin e tyre me gatishmëri, mund ta bëjnë këtë duke ngritur dorën.

Propozohet që t’i lirojmë nga thirrjet me mirënjohje të përzemërt Motrat Boni L. Oskarson, Karol F. Mek‑Konki dhe Nill F. Mariot, si Presidenca e Përgjithshme e Të Rejave. Po ashtu i lirojmë nga thirrjet anëtaret e kryesisë së përgjithshme të Të Rejave, të cilat kanë shërbyer kaq mirë.

Të gjithë atyre që dëshirojnë të bashkohen me ne për t’u shprehur vlerësimin këtyre motrave për shërbimin dhe përkushtimin e tyre të shquar, u lutemi ta shfaqin.

Propozohet që ta lirojmë Motrën Boni H. Kordën nga shërbimi si Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Fillores

Ata që dëshirojnë të shprehin vlerësim ndaj Motrës Kordën, mund ta bëjnë këtë duke ngritur dorën.

Propozohet që ne t’i mbështetim personat që vijojnë për të shërbyer si anëtarë të Presidencës së Të Shtatëdhjetëve, duke hyrë në fuqi menjëherë: Pleqtë Karl B. Kuk dhe Robert C. Gei.

Personat që vijojnë do të shërbejnë gjithashtu si anëtarë të Presidencës së Të Shtatëdhjetëve, duke hyrë në fuqi nga data 1 gusht 2018: Pleqtë Terens M. Vinson, Zhoze A. Teisheira dhe Karlos A. Godoi.

Ata që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ata që janë kundër, nëse ka.

Propozohet që ne t’i mbështetim personat që vijojnë si Autoritete të reja të Përgjithshme Të Shtatëdhjetë: Stiven R. Bangerter, Methju L. Karpenter, Xhek N. Xherard, Matias Held, Dejvid P. Homer, Kajl S. Mek‑Kej, Huan Pablo Vijar dhe Takashi Uada.

Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ata kundër, me të njëjtën shenjë.

Propozohet që t’i mbështetim personat që vijojnë si Të Shtatëdhjetë të rinj Zonalë: Riçard K. Ahaxhi, Alberto A. Alvarez, Duejn D. Bell, Glen Bërxhis, Viktor R. Kalderon, Ariel E. Çaparro, Daniel Kordova, Xhon N. Krejg, Majkëll Cizla, Uilliam H. Dejvis, Riçard J. DeVris, Kajlar G. Domingez, Shon Daglas, Majkëll A. Dan, Keneth J. Fërmixh, Edgar Flores, Silvio Flores, Saulo G. Franko, Karlos A. Genaro, Mark A. Gilmur, Serhio A. Gomez, Roberto Gonzalez, Virhilio Gonzalez, Spenser R. Grifin, Methju S. Harding, Dejvid J. Harris, Kevin J. Hethëuej, Riçard Holzapfel, Justash Ilunga, Okeçukvu I. Imo, Piter M. Xhonson, Majkëll D. Xhons, Pungve S. Kongolo, Xhorxh Keneth G. Li, Aretemio C. Maligon, Edgar A. Mantija, Linkoln P. Martins, Klement M. Matsvagotata, Karl R. Maurer, Deniëll S. Mer II, Glen D. Mella, Isak K. Morrison, Jutaka Nagatomo, Allister B. Oxhers, R. Xhefri Parker, Viktor P. Patrik, Denis E. Pineda, Henrike S. Simplicio, Xhefri H. Singer, Majkëll L. Stejli, Xharot Subiantoro, Xhefri K. Uecëll, Majkëll S. Uillshted, Helmut Vondra dhe Dejvid L. Rajt.

Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ata që janë kundër, nëse ka.

Propozohet që ne ta mbështetim Boni H. Kordënin për të shërbyer si Presidente e Përgjithshme e Të Rejave, me Mishel Lin Krejgun si Këshilltare të Parë dhe Rebeka Lin Krejvënin si Këshilltare të Dytë.

Ata që janë dakord, mund ta shfaqin atë.

Ndonjë kundër, mund ta tregojë po ashtu.

Propozohet që ne ta mbështetim Liza Rëne Harknesin për të shërbyer si Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Fillores

Ata që janë dakord, mund ta shfaqin atë.

Ata që janë kundër, nëse ka.

Propozohet që ne t’i mbështetim Autoritetet e tjera të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe Presidencat e Përgjithshme të Organizatave Ndihmëse me përbërjen e tyre të tanishme.

Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ata që janë kundër, nëse ka.

Presidenti Nelson, votimi u regjistrua. Ne i ftojmë ata që mund të kenë qenë kundër ndonjërit prej propozimeve, që të vihen në kontakt me presidentët e tyre të kunjeve.

Me mbështetjen që sapo u zhvillua, kemi tani 116 Autoritete të Përgjithshme. Afërsisht 40 për qind e tyre u lindën jashtë Shteteve të Bashkuara – në Gjermani, Brazil, Meksikë, Zelandën e Re, Skoci, Kanada, Korenë e Jugut, Guatemalë, Argjentinë, Itali, Zimbabve, Uruguai, Peru, Afrikën e Jugut, Samoan Amerikane, Angli, Porto‑Riko, Australi, Venezuelë, Kenia, Filipine, Portugali, Fixhi, Kinë, Japoni, Kili, Kolumbi dhe Francë.

Vëllezër dhe motra, ne ju falënderojmë për besimin dhe lutjet tuaja të vazhdueshme në emrin e udhëheqësve të Kishës.

Tani i ftojmë Autoritetet e reja të Përgjithshme Të Shtatëdhjetë, Presidencën e re të Përgjithshme të Të Rejave dhe Motrën Harknes, të Presidencës së Përgjithshme të Fillores, që të zënë vendet e tyre në tribunë.