2018
Plaku Karl B. Kuk
maj 2018


Plaku Karl B. Kuk

Presidenca e Të Shtatëdhjetëve

Plaku Karl B. Kuk

Plaku Karl B. Kuk beson se privilegji i shërbimit është një nga bekimet e mëdha të anëtarësisë në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Por, siç bëri të ditur ai, pranimi dhe lartësimi i thirrjeve kërkon besim.

Plaku Kuk, i mbështetur si anëtar i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve më 31 mars 2018, i krahason anëtarët e Kishës – të cilët shërbejnë së bashku në degë dhe lagje, kuorume dhe organizata ndihmëse – me një “marsh për malore” në një automobil, i cili prodhon më shumë tërheqje.

Një marsh për malore, së bashku me një sistem transmisioni për katër rrota aktive, “ju lejon që ta ulni marshin, të fuqizoheni dhe të lëvizni”, tha ai në konferencën e përgjithshme të tetorit 2016. “Ashtu siç ndërthuren ingranazhet për të dhënë fuqi më të madhe kur puqen, edhe ne kemi fuqi më të madhe kur bashkohemi së bashku. Kur ne bashkohemi për t’i shërbyer njëri‑tjetrit, ne arrijmë të përmbushim shumë më tepër së bashku sesa po të ishim vetëm. Është drithëruese të jemi të përfshirë dhe të bashkuar ndërsa shërbejmë dhe ndihmojmë në punën e Zotit.”

Plaku Kuk u mbështet si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë më 2 prill 2011. Përpara detyrës së tij të re, Plaku Kuk shërbeu në zyrat qendrore të Kishës, ku ai ndihmonte në mbikëqyrjen e Zonës Perëndimore të Amerikës së Veriut, mes përgjegjësive të tjera. Përpara kësaj, ai shërbeu si President i Zonës së Afrikës Juglindore.

Plaku Kuk i ka nxitur shenjtorët e ditëve të mëvonshme që të mbajnë mend se thirrjet në Kishë vijnë nga Perëndia nëpërmjet shërbëtorëve të Tij të caktuar.

“Bekime vijnë kur ne ngulmojmë në thirrjet dhe përgjegjësitë tona dhe durojmë me gjithë besimin që kemi.”

Plaku Kuk mori një diplomë universitare për shkencat shoqërore në Kolegjin Shtetëror të Uibërit në Jutë dhe një diplomë pasuniversitare për administrim biznesi në Universitetin Shtetëror të Jutës. Përpara se të thirrej në Të Shtatëdhjetët, ai punoi në zhvillimin e pasurive të patundshme tregtare.

Thirrjet e Plakut Kuk përfshijnë shërbimin si misionar kohëplotë në Hamburg të Gjermanisë dhe si peshkop, president kunji, I Shtatëdhjetë Zonal dhe si president i Misionit të Zelandës së Re, Okland.

Ai u lind në Ogden të Jutës në SHBA më 15 tetor 1957. U martua me Linet Hensenin në dhjetor të vitit 1979. Ata janë prindër të pesë fëmijëve.