Treguesi i Ngjarjeve në Konferencë
Lista vijuese e përvojave të përzgjedhura, të treguara gjatë konferencës së përgjithshme, mund të përdoret për studim vetjak, mbrëmje familjare dhe mësimdhënie tjetër. Numri i referohet faqes së parë të bisedës.
-
Nil L. Andersen(34) Një burrë me tërheqje ndaj së njëjtës gjini qëndron i vërtetë ndaj besëlidhjeve të tij. Një grua e cila nuk është martuar ndonjëherë, përqendrohet te shërbimi.
-
D. Tod Kristoferson(81) Të rinjtë dhe të rejat në Itali i tregojnë Presidentit Rasëll M. Nelson kartat e tempullit të përgatitura për paraardhësit e tyre.
-
Karl B. Kuk(51) Një “Grup Vëllezërish”, pjesëtarët e të cilit e forcojnë dhe ndihmojnë njeri‑tjetrin në kthimin në besim në Botsvana, bekon jetë të panumërta nëpërmjet shërbimit misionar. Kuorumet e priftërisë u mblodhën rreth të riut Karl B. Kuk dhe e bekuan atë.
-
Kuentin L. Kuk(76) Një ftesë nga Presidenti Gordon B. Hinkli ndihmon për ta udhëhequr babanë e Plakut O. Vinsent Halek drejt pagëzimit.
-
Beki Krejvën(9) Një dëshmitare okulare ankohet që makinisti i trenit nuk u përpoq ta devijonte trenin e tij përpara se të godiste një makinë të ngecur në shina.
-
Sheron Iubank(73) Dritat e jashtme nuk arrijnë të ndizen në Tempullin e Solt‑Lejkut. Një ëndërr i jep Sheron Iubankut dëshirën për ta rritur besimin e saj.
-
Gerit W. Gong(97) Pasi ndjeu dhembshuri për një vjedhës dyqanesh, një mikeshë e Gerit W. Gongut filloi ta kuptonte Jezu Krishtin dhe Shlyerjen e Tij.
-
Bruk P. Hejls(11) Dy bij të Bruk P. Hejlsit mësojnë se Perëndia, si përgjigje ndaj lutjeve, e di fundin që në fillim. “Edhe kjo do të kalojë”, bëhet motoja e një gruaje besnike e cila e pranon verbërinë e saj.
-
Matias Held(31) Matias dhe Irena Heldi bashkohen me Kishën pasi e dallojnë të vërtetën nëpërmjet studimit dhe Shpirtit.
-
Dejvid P. Homer(41) Ndërsa ishte pasagjer në një avion të vogël, Dejvid P. Homeri mëson rëndësinë e dëgjimit të zërit të duhur. Dejvid P. Homeri dhe bashkëshortja e tij mësojnë se përgjigjet ndaj lutjeve mund të vijnë ngadalë. Vëllai i Dejvid P. Homerit duron deri në fund pavarësisht nga fatkeqësia.
-
Kajl S. Mek‑Kei(105) Një grua e munduar nga abuzimi me drogën dhe një nënë, biri i së cilës vdes në një aksident, ngushëllohen dhe mbështeten nga Çliruesi i Madh.
-
Rasëll M. Nelson(67) Një nënë dhe vajzat e saj konkurrojnë me sportet dhe lojërat për vëmendjen e burrave në familjen e tyre.
(88) Rasëll M. Nelsoni dhe vajza e tij, Uendi, flasin “për gjëra[t] që kanë rëndësinë më të madhe” gjatë “bashkëbisedimit [të tyre] të lamtumirës babë e bijë”. Një oficer policie që ndihmon njerëzit t’i shpëtojnë zjarrit shkatërrimtar, e pyet veten: “Ku është familja ime?” Një mik i Rasëll M. Nelsonit refuzon të bëjë ndryshime që të kualifikohet për bekimet e ungjillit.
-
Dallin H. Ouks(60) Studentët e kolegjit që shohin një qen që i afrohet tinëz një ketri, nuk arrijnë të pyetin: “Ku do të çojë kjo?” Udhëtimi me autobus prej pesë ditësh e pesë netësh i një çifti kolumbian për t’u martuar në tempull, ndryshon mënyrën se si ata ndihen rreth martesës në tempull dhe ungjillit.
-
Dejll G. Renland(70) Një “lutj[e] e parë e parehatshme” ndihmon një anëtar më pak aktiv të ndiejë një përshtypje në kishë se “kjo është shtëpia Ime”.
-
Ulises Soares(6) Një nënë beqare i rrënjos bekimet e ungjillit në zemrat e fëmijëve të saj.
-
Geri E. Stivenson(47) Kur ishte prift [Aaron] në shkollë të mesme, një Apostull i ardhshëm refuzon të shohë një film të papërshtatshëm duke i dhënë guxim një shoku.
-
Huan Pablo Vijar(95) Pasi kaloi një ditë duke predikuar me vëllanë e tij misionar, Huan Pablo Vijari vendos të pagëzohet dhe të shërbejë në mision.
-
Takashi Uada(38) Nëna e Takashi Uadës bashkohet me Kishën pasi Zoti ia prek zemrën nëpërmjet veprës së mirë të një djali.
-
W. Kristofer Uadell(19) Falë përpjekjeve të dhënies së shërbesës prej familjes dhe miqve, vëllai i W. Kristofer Uadellit e ripërqafon ungjillin pak para vdekjes.