Programi Mësimor i Seminarit do të Përputhet me Programin “Eja, Më Ndiq”
Studimi i seminarit anembanë botës shpejt do të përputhet me programin mësimor “Eja, Më Ndiq” dhe kohën e zhvillimit të tij, një ndryshim i cili do ta forcojë metodën e studimit të ungjillit përqendruar te shtëpia dhe të përkrahur nga Kisha nëpërmjet studimit të unifikuar në shtëpi, në Shkollën e së Dielës dhe në seminar.
Duke filluar në 2020‑ën, klasat e seminarit do të studiojnë të njëjtin libër të shkrimit të shenjtë i cili do të përdoret çdo vit për programin mësimor “Eja, Më Ndiq”. Në vend që të ndjekë kalendarin e vitit shkollor, kursi i studimit në seminar do të ndjekë një kalendar vjetor.
Ndërkohë që studimet në seminar do të vazhdojnë të bazohen te shkrimet e shenjta, programi mësimor do të bazohet më shumë te doktrina dhe do të ndihmojë për ta forcuar, mbrojtur dhe përgatitur rininë për misionet, martesën e shërbimin në Kishë.