Plaku Ruben V. Alliod
Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë
Ruben Alliodi ishte 14 vjeç kur u largua nga shtëpia e tij në Argjentinë për të kaluar një vit me dajën e tij në Shtetet e Bashkuara. Babai i tij, Ruben Reinaldo Alliodi, kishte vdekur më parë dhe Rubeni po bëhej “një shpirt rebel”.
Nëna e tij e shqetësuar, Maria, e dërgoi në Hjuston të Teksasit, që të jetonte me vëllanë e saj, Manuel Bustosin dhe familjen e tij. Ajo i vuri një kusht familjes së vëllait të saj: “Mos ia shprehni bindjet tuaja si shenjtorë të ditëve të mëvonshme tim biri”.
Megjithatë, shpirti i ungjillit, i foli adoleshentit të pështjelluar. Ai vuri re se si Kisha e bashkoi familjen Bustos nëpërmjet lutjes dhe shërbimit dhe ai nuk mund të mos i vërente kopjet e shumta të Librit të Mormonit në raftet e dhomës së tij.
Kureshtar, ai tërhoqi një kopje dhe zbuloi premtimin e Moronit që mund ta dinte nëpërmjet lutjes se Libri i Mormonit është i vërtetë.
“Ai premtim më preku”, thotë Autoriteti i ri i sapothirrur i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë. “Dëshiroja që ta lexoja librin.”
Ai e mori seriozisht premtimin e Moronit, mori një përgjigje pohuese dhe i tregoi dajës së tij të habitur se dëshironte të pagëzohej. Dajë Manueli e dërgoi Rubenin menjëherë në Argjentinë për të kërkuar lejen e nënës së tij. Shpejt ai u pagëzua. Që nga ajo kohë, ungjilli i rivendosur e ka bërë të qëndrueshme jetën e Plakut Alliod.
Ruben Vinsente Alliod lindi më 8 janar 1966 në Buenos‑Ajres. Ai u martua me Fabiana Benet Lamasin në Tempullin e Buenos‑Ajresit në Argjentinë më 17 dhjetor 1992. Ata kanë gjashtë fëmijë.
Plaku Alliod mori një diplomë në drejtësi nga Universiteti i Belgranos në Buenos‑Ajres dhe ka gëzuar një karrierë të gjerë në fushën ligjore, i specializuar në drejtësinë kriminale. Që nga viti 1998 ai ka punuar si partner administrimi për “Alliaud & Asociados”.
Ai ka shërbyer si një I Shtatëdhjetë Zonal, president i Misionit të Kordovës në Argjentinë, president kunji, këshilltar i lartë, peshkop, president i kuorumit të pleqve dhe misionar në Misionin e Monteviedos në Uruguai. Në kohën kur mori thirrjen e tij, ai po shërbente si mësues instituti, këshilltar i parë në presidencën e Qendrës së Trajnimit të Misionarëve në Argjentinë dhe drejtor i marrëdhënieve me publikun.