2019
Xhen E. Njuman
maj 2019


Xhen E. Njuman

Këshilltar i Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Shkollës të së Dielës

Xhen E. Njuman

Kur ishte misionar i ri që po shërbente në Strasburg të Francës, Xhen E. Njumani pati një përvojë të veçantë shpirtërore që e forcoi dëshminë e tij dhe e lejoi që të ndiente dashurinë e Atit Qiellor. Kjo përvojë erdhi ndërsa lexoi fjalët e profetit Alma në Librin e Mormonit rreth mbjelljes së farës së ungjillit në zemrat tona (shih Alma 32:28; 33:22–23).

“Lexova se, nëse do të bëni vend për atë farë në zemrën tuaj, ajo do të rritet dhe në të vërtetë ju do t’i ndieni këto lëvizje të fryrjes”, tha Vëllai Njuman. “Mbaj mend që e lexova këtë dhe Shpirti thjesht më dëshmoi kaq fort se ajo ishte e vërtetë. Unë i ndjeva ato lëvizje të fryrjes. Nuk do ta harroj kurrë sa të kem jetën.”

Kjo dhe përvoja të tjera ndihmuan të forcohej dëshmia e Vëllait Njuman për ungjillin dhe e përgatitën për shërbimin gjatë gjithë jetës si bashkëshort, baba dhe dishepull i Jezu Krishtit.

Xhen Erik Njumani lindi më 16 prill 1960, në Xherom të Ajdahos në SHBA nga Xhorxh Reimondi dhe Dora Uolker Njumani. Ai u rrit në Overton të Nevadës në SHBA. Babai i tij ishte i kthyer në besim dhe nëna e tij ishte shenjtore e ditëve të mëvonshme prej disa brezash.

Ai formoi një dëshmi në moshë të re dhe shërbeu një mision kohëplotë në Francë dhe Belgjikë. Pas misionit të tij, Vëllai Njuman mori një diplomë universitare për gjuhën frënge nga Universiteti “Brigam Jang”. Ai u gëzua kaq shumë nga diploma që mori, saqë mori parasysh të bëhej mësues i gjuhës frënge, por në vend të kësaj zgjodhi që të ndiqte një karrierë në industrinë e programeve kompjuterike. Ai punoi si sipërmarrës me ide të ndryshme për biznesin për më shumë se 30 vjet, duke themeluar disa kompani të suksesshme programesh kompjuterike. Momentalisht, ai është partner në firmën “SageCreek Partners”, një kompani këshillimi për teknologjinë në Elpajn të Jutës.

Vëllai Njuman u martua me Lusia Prajsin në Tempullin e Oklandit në Kaliforni, më 18 gusht 1984. Ata janë prindër të gjashtë fëmijëve dhe banojnë në Elk Rixh të Jutës.

Vëllai Njuman ka shërbyer si president kunji, peshkop, president i Të Rinjve në kunj, udhëheqës i skautizmit dhe punonjës tempulli. Nga viti 2006 deri në 2009‑ën, ai shërbeu si president i Misionit të Omahës në Nebraska.