Drejtim i Frymëzuar
Deri tani, gjatë presidencës së Presidentit Rasëll M. Nelson:
-
Kuorumet e priftërisë janë ristrukturuar.
-
Dhënia e shërbesës ka zëvendësuar mësimet e shtëpisë dhe vizitat mësimore.
-
Po krijohet një program i ri i zhvillimit vetjak për fëmijët dhe rininë.
-
Po përgatiten botime të reja të librit të himneve dhe të Children’s Songbook [Këngëve të Fëmijëve].
-
Janë krijuar orientime të reja për intervistat e rinisë me peshkopët.
-
Theksim është vendosur për thirrjen e Kishës me emrin e saj të plotë.
-
Thirrjet për në misione po vendosen në internet në SHBA dhe Kanada.
-
Mormon Tabernacle Choir [Korit Mormon të Tabernakullit] iu vu emri i ri Tabernacle Choir at Temple Square [Kori i Tabernakullit në Sheshin e Tempullit].
-
Ka filluar studimi i ungjillit i përqendruar te shtëpia dhe i përkrahur nga Kisha, duke përfshirë kalimin në një bllok mbledhjesh dyorëshe të dielën.
-
Janë njoftuar njëzet e shtatë tempuj të rinj.
-
Të gjitha shfaqjet e Kishës, me përjashtimin e tri shfaqjeve më të mëdha, janë ndërprerë.
-
Përparimi i Fillores dhe rinisë, shugurimi i të rinjve në priftëri dhe rekomandimet e tempullit për rininë tani mund të ndodhin në janar në vend të ndjekjes së ditëlindjeve.
-
Motrat misionare tani mund të veshin pantallona.
-
Janë përshtatur hollësi që lidhen me punën në tempull.
-
Misione të reja janë krijuar, kanë ndodhur ndryshime kufijsh dhe janë mbyllur dy qendra të trajnimit të misionarëve.
-
Fëmijët e prindërve LGBT tani mund të bekohen e pagëzohen dhe është qartësuar rregullorja lidhur me martesën brenda së njëjtës gjini.
Dhe Presidenti Nelson ka premtuar se siç drejton Zoti, ka më shumë [gjëra] që do të vijnë!