2019
Plaku L. Tod Baxh
maj 2019


Plaku L. Tod Baxh

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Plaku L. Tod Baxh

Kur Tod Baxhi ishte djalosh, prindërit e tij e mësuan se si ta kërkonte vullnetin e Zotit. Gjatë gjithë jetës së vet, ai është përpjekur që ta zbatojë atë praktikë në çdo vendimmarrje.

Vite më vonë, pasi ai dhe bashkëshortja e tij ishin vendosur në një shtëpi me pesë fëmijë, ai ndjeu mbresa shpirtërore që ta linte karrierën në bankë dhe financë. Ndryshimi do të kërkonte sakrificë të madhe nga ana e tij që të rregullohej në një karrierë të re.

Pas shumë përpjekjesh dhe përgatitjesh për ta ndryshuar karrierën, Plaku Baxh njohu dikë që ishte posaçërisht i kualifikuar për t’i dhënë këshillë. Ky individ sugjeroi se Plaku Baxh duhej ta vazhdonte karrierën e tij në bankë, duke i kujtuar atij se do të kishte shumë mundësi për të këshilluar dhe ndihmuar njerëz. “Ne kemi nevojë për njerëz me integritet moral në biznes”, i tha ky person atij.

Plaku Baxh e konsideroi atë takim një mëshirë të përzemërt nga Zoti. “Unë mendoj se Ai dëshironte që ta dija se ku e kisha vendosur zemrën”, thotë ai. “Sapo Zoti e njohu zemrën time, Ai nuk e kërkoi sakrificën dhe unë mirëbesova se Ai mund të më vinte në punë për qëllimet e Tij pa e ndryshuar karrierën.”

Karriera e tij e lejoi atë njëmend që të ishte një ndikim për mirë në botën e biznesit, madje të hapte dyert që të shpërndante ungjillin në Japoni.

Lorenc Tod Baxhi lindi më 29 dhjetor 1959, në Pitsburg të Kalifornisë në SHBA, nga Louell Xhenseni dhe Deana Prajs Baxhi. Ai u njoh me Lori Kapener gjatë vitit të tyre të parë në Universitetin “Brigam Jang”. Tetë muaj pasi u kthye nga shërbimi në Misionin Fukuoka të Japonisë, ata u martuan në Tempullin e Loganit në Jutë. Ata kanë gjashtë fëmijë.

Pasi u diplomua nga UBJ‑ja në vitin 1984 me një diplomë universitare në ekonomi, Plaku Baxh punoi për “Bain & Company Japan”; “Citibank, N.A.” dhe “GE Capital”. Ai u bë president dhe drejtuesi më i lartë ekzekutiv i “Star Bank Limited” në Tokio në vitin 2003, duke shërbyer si drejtor i bordit të bankës nga viti 2008 deri në 2011-ën.

Plaku Baxh ka shërbyer si I Shtatëdhjetë Zonal, president i Misionit të Tokios në Japoni, president kunji, peshkop, president i kuorumit të pleqve dhe president i Të Rinjve në kunj.