2019
Plaku Xhejms R. Rasband
maj 2019


Plaku Xhejms R. Rasband

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Plaku Xhejms R. Rasband

Kur Plaku Xhejms R. Rasband u thirr në një presidencë kunji vite më parë, ai u ndje i papërgatitur. “Ky duhet të jetë një gabim”, mendoi ai.

Po të njëjtën ndjenjë papërshtatshmërie e pati edhe në moshën 19-vjeçare, kur po hynte në Qendrën e Trajnimit të Misionarëve në Provo për t’u përgatitur për një mision kohëplotë, në Seul të Koresë së Jugut. “Si kam për t’ia dal mbanë?” pyeti veten.

Në të dyja rastet, përgjigjja ishte e njëjtë: “Përqendrohu tek ajo. Gëzimi do të vijë.” Ose siç thoshte nëna e tij: “Zoti nuk sjell njerëz të përsosur. Thjesht shko të punosh.”

Plaku Rasband ndien pak nga ai ngurrim tani ndërsa po i vjen thirrja e re si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë, por ai e di përgjigjen: “Ati ynë Qiellor dëshiron vetëm që ne të shkojmë të punojmë dhe të shpërndajmë mesazhin shërues dhe të gëzueshëm për Birin e Tij dhe flijimin shlyes të Birit të Tij”.

Xhejms Riçard Rasbandi lindi në Siatëll të Uashingtonit në SHBA, nga Xhejms E. dhe Ester Rasbandi, më 20 mars 1963. Ai u rrit në Pebëll Bijç të Kalifornisë në SHBA, në një shtëpi rreth 180 metra larg bregut të oqeanit.

Plaku Rasband njohu Meri Dajen Uilliamsin kur ishte student i vitit të parë në Universitetin “Brigam Jang”. Ata i shkruanin njëri‑tjetrit ndërkohë që ai studionte jashtë shtetit për pesë muaj në Izrael dhe më pas gjatë gjithë shërbimit të tij në Misionin e Seulit në Kore. Ata u martuan në Tempullin e Los Anxhelosit në Kaliforni, më 11 gusht 1984. Janë prindër të katër fëmijëve.

Pasi u kthye nga misioni i tij, ai përfundoi diplomën e tij universitare për studimet për Anglisht dhe Lindjen e Afërt në UBJ, në vitin 1986, dhe më pas mori një doktoratë si jurist nga Shkolla e Drejtësisë në Harvard në vitin 1989. Pasi punoi në drejtësi për pesë vjet në Siatëll, ai u kthye në UBJ në vitin 1995 për t’u bashkuar me trupën pedagogjike të shkollës së juridikut “J. Ruben Klark”. Ai shërbeu si dekan i shkollës së juridikut nga viti 2009 deri në 2016, kur u bë zëvendëspresident akademik në UBJ.

Plaku Rasband ka shërbyer si I Shtatëdhjetë Zonal, president kunji, këshilltar në një presidencë kunji, këshilltar i lartë, peshkop dhe president i Të Rinjve në lagje.