2019
Horhe M. Alvarado
maj 2019


Plaku Horhe M. Alvarado

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Plaku Horhe M. Alvarado

Migel dhe Iris Alvarado u bashkuan me Kishën në Porto‑Riko në vitin 1977 kur djali i tyre Horheja ishte gjashtë vjeç. Horheja i ri u pagëzua dy vjet më vonë dhe nuk mungoi asnjëherë në shërbimet e Shabatit.

“Por kthimi im vetjak në besim ndodhi kur isha 16 vjeç”, thotë Autoriteti i ri i sapothirrur i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë.

Në shkollë të mesme, ai filloi të shërbente si president i klasës së tij të seminarit në vendlindjen e tij, Pons. Studentët po studionin Librin e Mormonit atë vit. Përgjegjësia e tij e re e shtyu të analizonte vetveten.

“M’u desh ta pyesja veten: ‘A e di vërtet unë se Libri i Mormonit është i vërtetë?’ Si mund të isha presidenti i klasës sime të seminarit nëse as nuk e dija që ai libër ishte i vërtetë?”

Ai mori kopjen e tij të Librit të Mormonit dhe për herë të parë filloi ta lexonte me zell.

“U ula në gjunjë e u luta dhe më pas e kuptova se ishte i vërtetë”, thotë ai.

Libri i Mormonit mbetet ndikimi më i rëndësishëm në jetën e Plakut Alvarado.

Ndërkohë që shërbente si misionar kohëplotë në Misionin e Tampas në Florida, ai i tregoi për Librin e Mormonit kujtdo që i jepte mësim. Më vonë, ai e studioi librin me bashkëshorten e tij dhe tre fëmijët e tyre. Si president i Misionit San‑Huan të Porto‑Rikos, ai u vuri një sfidë misionarëve të tij që ta donin dhe të tregonin për Librin e Mormonit.

Tani, si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë, Plaku Alvarado është sërish tejet entuziast për t’i ftuar të tjerët që të zbulojnë të vërtetat jetëndryshuese të Librit të Mormonit.

Horhe Migel Alvarado Paco lindi më 21 nëntor 1970. Më 19 dhjetor 1992, ai u martua Keri Lu Riosin në Tempullin e Uashington D.C.‑së.

Pasi studioi menaxhim biznesi në Universitetin e Porto‑Rikos, ai punoi në pozicione të ndryshme në menaxhim biznesi në Porto‑Riko dhe në pjesën kontinentale të Shteteve të Bashkuara. Kohët e fundit, ai punoi në zyrat qendrore të Kishës në Solt‑Lejk‑Siti si administrues ndërkombëtar për Shërbimet e Mbështetjes te Vetja.

Plaku Alvarado ka shërbyer si një I Shtatëdhjetë Zonal, president kunji, këshilltar i lartë, president dege dhe udhëheqës i misionit të lagjes.