2019
Mark L. Pejs
maj 2019


Mark L. Pejs

President i Përgjithshëm i Shkollës të së Dielës

Mark L. Pejs

Kur i bënë intervistën për t’i dhënë thirrjen si President i Përgjithshëm i ri, i Kishës i Shkollës të së Dielës, Plaku Mark L. Pejs bëri një zotim plot lutje.

“Atë Qiellor, çfarëdo gjëje që Ti do që unë të bëj, jam i gëzuar që ta bëj”, u lut ai. “Thjesht [dua] të dish se jam plotësisht i gatshëm.”

Vëllai Pejs thotë se dëshira e tij kryesore në thirrjen e tij të re është që t’i bekojë, përkrahë dhe nxitë anëtarët e Kishës. “Ne duam të japim gjithçka që kemi”, tha ai për Presidencën e re të Përgjithshme të Shkollës të së Dielës.

Mark Leonard Pejsi lindi më 1 janar 1957, në Buenos‑Ajres të Argjentinës nga Lorin Nelsoni dhe Merilin Heimor Pejsi. Në atë kohë, babai i Plakut Pejs po kryesonte në Misionin e Argjentinës.

Vëllai Pejs njohu bashkëshorten e tij të ardhshme, En Mari Lenglandin, ndërkohë që të dy ishin shokë klase në klasë të dytë në Solt‑Lejk‑Siti, Jutë në SHBA. Më vonë, ndërkohë që po frekuentonin shkolla të mesme të ndryshme në qytet, ata u ritakuan gjatë një veprimtarie të përbashkët seminari. Ata i shkruan njëri‑tjetrit për dy vitet në vijim, gjatë kohës që ajo shkoi me familjen e saj në Norvegji, ku i ati kryesonte në Misionin e Oslos në Norvegji dhe ndërkohë që Vëllai Pejs shërbente në Misionin e Spanjës në Madrid. Ata u martuan në Tempullin e Solt‑Lejkut më 21 nëntor 1978 dhe janë prindër të shtatë fëmijëve.

Vëllai Pejs mori një diplomë universitare për ekonomi nga Universiteti i Jutës në vitin 1980 dhe një diplomë pasuniversitare për administrim biznesi nga Shkolla e Biznesit të Harvardit në vitin 1982. Pas një punësimi të shkurtër me firmën “Price Waterhouse” në Nju‑Jork‑Siti, ai u bashkua me Kompaninë “Boyer” në Solt‑Lejk‑Siti, duke punuar për zhvillimin tregtar të pronave të paluajtshme nga viti 1984 deri në vitin 2012. Pasi mori një detyrë trevjeçare si president i Misionit të Spanjës në Barcelonë, ai u bashkua me Kompaninë “Gardner” në vitin 2015, duke punuar në fushën e zhvillimit të pronave të paluajtshme.

Në kohën kur mori thirrjen e tij të re, Vëllai Pejs po shërbente si I Shtatëdhjetë Zonal. Thirrjet e tij të mëparshme në Kishë përfshijnë: këshilltar në një presidencë kunji, këshilltar i lartë, peshkop, këshilltar në peshkopatë, president i kuorumit të pleqve, president i Të Rinjve në lagje dhe udhëheqës skautizmi.