2019
Sinjale Përkushtimi: “E Ardhme e Pashembullt”
maj 2019


Sinjale Përkushtimi: “E Ardhme e Pashembullt”

“Kisha do të ketë një të ardhme të pashembullt, të pakrahasueshme”, tha Presidenti Rasëll M. Nelson në përkushtimin e Tempullit të Romës, Itali në mars 2019. “Thjesht po ndërtojmë tani themelin e asaj që do të jetë në të ardhmen.”

Në përkushtim, për herë të parë, të gjithë anëtarët e Presidencës së Parë dhe të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve u mblodhën së bashku në një vend jashtë Shteteve të Bashkuara. “Si Apostuj të Jezu Krishtit të kohës së sotme”, tha Presidenti Nelson, “mesazhi që po shpërndajmë sot është po ai mesazh që shpërndanë Apostujt shumë kohë më parë – që Perëndia jeton dhe që Jezusi është Krishti.”

Përveç përkushtimit të tempullit, Presidenti Nelson u foli të rinjve dhe të rejave të distriktit të tempullit dhe u takua me Papa Françeskun, hera e parë që një President i Kishës ka pasur një takim formal me kreun e Kishës Katolike Romane.