2019
Apostujt Japin Shërbesë në Mbarë Botën
maj 2019


Apostujt Japin Shërbesë në Mbarë Botën

Për herë të parë në historinë e Kishës së rivendosur, të gjithë anëtarët e Presidencës së Parë dhe të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve u mblodhën së bashku në një vend jashtë Shteteve të Bashkuara, kur ata të gjithë udhëtuan për në Itali për përkushtimin e Tempullit të Romës, Itali në mars 2019. (Shih historinë në faqen xx.)

Në detyra të tjera shërbese gjatë gjashtë muajve të fundit:

Pasi vizituan Karolinën e Veriut dhe të Jugut në SHBA, Presidenti Dallin H. Ouks dhe Plaku Dejvit A. Bednar u folën viktimave të munduara nga stuhia e uraganit në një takim shpirtëror në një mbrëmje në Tallahasi të Floridës në SHBA. Plaku Ouks i kujtoi dëgjuesit se kundërshtia dhe fatkeqësitë janë pjesë e jetës në vdekshmëri, por që: “Në qoftë se jemi besnikë dhe plot lutje, Zoti do të na ndihmojë t’ua dalim mbanë atyre”.

Çikago të Ilinoisit në SHBA, Plaku Ouks i këshilloi anëtarët e martuar, të rinj në moshë të Kishës se: “Kthimi në besimin te Zoti paraprin kthimin në besimin te Kisha. Dhe kthimi në besimin te Zoti vjen nëpërmjet lutjes, studimit e shërbimit.” Dhe në Arizonë, me Presidentin Rasëll M. Nelson, Presidenti Ouks i kujtoi rininë dhe të rinjtë në moshë madhore se: “Cilësia jonë e vetme, më e mira, për ta karakterizuar vetveten është se ne jemi një bir ose një bijë e Perëndisë”.

Anëtarë të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve gjithashtu përmbushën detyra shtesë në mbarë botën:

Angli, Plaku Xhefri R. Holland ishte folësi i vetëm në një program Krishtlindjeje në godinën kishtare të Kolegjit Pembruk në Universitetin e Oksfordit, ku ai dha mësim se domethënia e gëzueshme e Krishtlindjes përqendrohet jo thjesht te lindja e Krishtit, por edhe tek jeta, vdekja e Tij dhe “flijimi i Tij shlyes e ngadhënjyes”.

San‑Paolo dhe Salvador të Brazilit, Plaku Diter F. Uhtdorf u dha shërbesë grupeve të mëdha në mbledhje, por edhe grupeve të vogla dhe individëve, përfshirë ngushëllimin e familjes së një misionari kohëplotë që ndërroi jetë kohët e fundit, frekuentimin e mbledhjeve të sakramentit dhe të Shkollës së të Dielës të dy lagjeve, shoqërimin e disa dysheve të misionarëve teksa vizitonin familje pjesërisht anëtare dhe u dallua nga një i kthyer në besim i kohëve të fundit teksa po udhëtonte me metro në San‑Paolo. Ai tha se Brazili është një “vend ku mendimi se jemi të gjithë fëmijë të Atit Qiellor është vërtet i dukshëm dhe praktikohet”.

Emiratet e Bashkuara Arabe, Plaku Dejvi A. Bednar kryesoi një mbledhje të veçantë me rininë dhe të rinjtë në moshë madhore të kunjit të Abu‑Dabit. Ai vizitoi një qendër mësimi për refugjatët afrikanë në Egjipt dhe një qendër për personat e zhvendosur brenda vendit në Kurdistanin irakian. “Ne jemi të gjithë bij dhe bija të Perëndisë”, tha Plaku Bednar pas takimit me refugjatët. Në Izrael, ai kryesoi një konferencë të distriktit të Jerusalemit dhe një takim shpirtëror te Qendra në Jerusalem e Universitetit “Brigam Jang”. Gjatë konferencës për historinë familjare RootsTech në Solt‑Lejk‑Siti të Jutës në SHBA, Plaku Bednar i paraqiti në emër të Kishës një dhurim prej 2 milionë dollarësh Qendrës së Historisë Familjare të Muzeut Ndërkombëtar Afrikano‑Amerikan.

Ukrainë, Armeni, Francë, Hungari, Zvicër, Rumani dhe Çeki, Plaku Kuentin L. Kuk foli për temën e të jetuarit çdo ditë të ungjillit të rivendosur të Jezu Krishtit dhe përhapjes së tij nëpërmjet shembullit dhe nëpërmjet ndihmës për të tjerët. Në Nju‑Jork‑Siti të SHBA‑së, Plaku Kuk foli rreth terrenit të përbashkët që ekziston midis Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe komuniteteve judease. “Ne kemi të përbashkët me miqtë tanë judeas shqetësimin për njerëzit e shtypur dhe ata që përballen me sfida të veçanta”, tha ai.

Meksiko‑Siti, Merida dhe Kankun të Meksikës, Plaku Kuk u dha shërbesë udhëheqësve, anëtarëve, misionarëve të Kishës dhe udhëheqësve fetarë, qeveritarë e të bizneseve. Një takim shpirtëror për rininë ku morën pjesë rreth 800 të rinj e të reja nga tetë kunje në Meksiko-Siti, u transmetua për 38 000 të rinj e të reja anembanë Meksikës. Dhe Plaku Kuk gjithashtu foli në një forum në auditorin e senatit meksikan, ku u bëri thirrje njerëzve të besimit që të qëndrojnë të palëkundur dhe të bashkuar në mbrojtje të lirisë fetare.

Porto‑Riko dhe në Republikën Dominikane, Plaku D. Tod Kristoferson zbuloi se, pavarësisht nga shkatërrimi prej uraganeve, anëtarët po rimëkëmbeshin sërish. Ai tha se zona po “gjallërohet”, ngaqë e dinë se së shpejti do të ketë tre tempuj në Karaibe (në Haiti, Porto‑Riko dhe Republikën Dominikane). Ai gjithashtu foli në një konferencë të etikës së biznesit dhe në një konferencë të lirisë fetare. Në një takim gazetarësh në Uashington D.K. të SHBA‑së, Plaku Kristoferson mbajti fjalim për rëndësinë e së vërtetës dhe integritetit moral. Dhe ndërsa ndodhej me detyrë në Guatemalë dhe Salvador, përveç mbledhjeve të tjera, Plaku Kristoferson mori pjesë në emisione televizive të shfaqura anembanë Amerikës Qendrore, duke theksuar rëndësinë e studimit të ungjillit në shtëpi.

Afrikën e Jugut dhe Zimbabve, Plaku Nil A. Andersen i këshilloi anëtarët që ta kujtojnë Shpëtimtarin dhe ta përqafojnë konceptin e të mësuarit të përqendruar te shtëpia dhe të përkrahur nga Kisha. Në Angli, Uells, Francë dhe Austri, ai vuri në dukje forcën që vjen kur familjet në Kishë bëhen anëtare prej shumë brezash dhe tha se anëtarët europianë vazhdojnë të luajnë një rol thelbësor në rritjen dhe qëndrueshmërinë e Kishës. “Ata janë”, tha ai, “mbrojtës të besimit.”

Kisha i kushton vëmendje seriozisht vetëvrasjes së adoleshentëve, theksoi Plaku Ronald A. Rasband teksa u foli mësuesve të seminarit dhe të institutit në Solt‑Lejk‑Siti të Jutës. Mësuesit e seminarit dhe të institutit mund t’i ndihmojnë ata që janë në rrezik, duke përdorur burimet e shumta të siguruara nga Kisha për parandalimin e vetëvrasjes dhe duke u kujtuar studentëve se ndihma dhe shërbesa hyjnore gjenden nëpërmjet Shpëtimtarit.

Ruandë, Plaku Geri E. Stivenson vizitoi një memorial për gjenocidin, ku ai tha se pavarësisht nga shqetësimet e së kaluarës, sot populli i Ruandës është i mbushur me “një mirësi, zemërbutësi, pajtim dhe falje” që përfaqësojnë anët më të mira të qenies njerëzore. Ai i paraqiti një dhurim memorialit në emër të Kishës. Plaku Stivenson gjithashtu vizitoi Ugandën, Etiopinë, Tanzaninë dhe Madagaskarin, duke kryesuar konferenca me udhëheqësit e priftërisë, duke u folur anëtarëve dhe misionarëve, duke marrë pjesë në një takim shpirtëror për rininë dhe të rinjtë në moshë madhore beqarë, duke vizituar zyrtarë të qeverisë dhe duke u dhënë përgjigje pyetjeve nga përfaqësues të mjeteve të komunikimit.

Plaku Dejll G. Renland vizitoi vende të izoluara ndërkohë që ndodhej me detyrë në Argjentinë dhe Kili, të tilla si Antofagasta në zonën e shkretëtirës në Kilin verior; një konferencë për Misionin e Komodoro‑Rivadavias në Argjentinë; degën El Kalafate në Argjentinë, ku një godinë e vogël kishtare u mbush me njerëz përtej numrit të 30–40 vetave që priteshin të merrnin pjesë; dhe një mbledhje në Ushuaia të Argjentinës ku 600 vetat që morën pjesë, përfaqësonin shumicën e anëtarëve aktivë anembanë tërë krahinës së Tiera del Fuegos. Në vende si Rio‑Gajegos të Argjentinës, Plaku Renland foli rreth bekimeve të programit mësimor të përqendruar te shtëpia dhe të përkrahur nga Kisha dhe se si familjet do të bekohen duke e respektuar ditën e Shabatit.

Paraguai, Uruguai, Kili dhe Argjentinë, Plaku Gerit W. Gong tregoi për parime nga shkrimet e shenjta dhe nga mësimet e Presidentit Nelson – përfshirë temat e dhënies së shërbesës, qëndrimit në shtegun e besëlidhjeve, zbulesës vetjake, përdorimit të duhur të emrit të Kishës dhe përdorimit të ungjillit për të gjetur përgjigje e për të kapërcyer sfidat dhe pengesat.

Në qendrën e trajnimit të misionarëve në Guatemalë, Plaku Ulises Soares tregoi për mësime të cilat i mësoi nga kthimi në besim i prindërve të vet. Ai i përdori ato mësime për t’i nxitur misionarët që të qëndrojnë besnikë dhe të fortë. Ai gjithashtu vizitoi Kosta‑Rikën e Panamanë dhe tha se anëtarët në Amerikën Qendrore “dëshirojnë t’i shërbejnë Zotit. Ata dëshirojnë të bëjnë atë që Ai u ka kërkuar të bëjnë.” Në një vizitë të mëvonshme që përfshiu Republikën Domenikane dhe Trinidad‑e‑Tobagon, ai tha se në Karaibet “njerëzit po gëzohen me ungjillin e Jezu Krishtit në jetën e tyre”. Ai gjithashtu përkushtoi kombin e ishullit të Kuraçaos për predikimin e ungjillit. “Kisha ka një të ardhme të shkëlqyer në Kuraçao”, tha ai. “Njerëzit janë besnikë dhe të gatshëm për ta pranuar ungjillin.”