Kisha Njihet Zyrtarisht në Kuvajt
Kisha ka marrë njohje zyrtare për udhëheqësit dhe organizatat e saj vendore nga shteti i Kuvajtit. Gati 300 anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme jetojnë dhe punojnë në Kuvajt; ata vijnë nga shumë vende anembanë botës. Njohja zyrtare nga qeveria i lejon udhëheqësit vendorë që t’u shërbejnë më mirë nevojave të anëtarëve në Kuvajt.
Peshkopi Teri Haradin i lagjes Kuvajt, të kunjit Manama Bahrejn, shprehu mirënjohje ndaj qeverisë së Kuvajtit për lejimin e lirisë së adhurimit në Kuvajt, veçanërisht për krahun emigrant të punës, dhe për nxitjen e tolerimit fetar brenda vendit.