2010
Treguesi i Ngjarjeve në Konferencë
Maj 2010


Treguesi i Ngjarjeve në Konferencë

Më poshtë vijon një listë përvojash të përzgjedhura nga fjalimet e konferencës së përgjithshme për përdorim në studimin vetjak, mbrëmjen familjare dhe mësimdhënie tjetër. Numri i referohet faqes së parë të bisedës.

Folësi

Ngjarja

Presidenti Bojd K. Paker

(f. 6) Harold B. Li këshillon një ushtar të ri të kërkojë një bekim nga i ati i tij.

Presidenti Paker e fton babanë e një të riu që ta shugurojë plak birin e tij.

Peshkopi Keith B. Mek-Mullin

(f. 13) Një grua e fal rojën e kampit të përqendrimit.

Plaku Uilford W. Andersen

(f. 16) Bija kujton besimin e babait të saj, që vdiq nga kanceri.

Presidenti Henri B. Ajring

(f. 22) Një grua është në mjerim sepse iu shmang udhës kur qe adoleshente.

Biri i vogël i familjes Ajring humbet rrugën, lutet për ndihmë dhe e gjejnë.

Plaku L. Tom Peri

(f. 29) L. Tom Peri i ri merr mësim nga nëna e tij.

Plaku D. Tod Kristoferson

(f. 32) Uiliam Tindeli martirizohet sepse përkthen Biblën në anglisht.

Plaku Koiçi Aojagi

(f. 36) Plaku Aojagi tregon kthimin e tij në besim dhe ndihmën e një anëtareje kur i ishte shmangur Kishës.

Plaku Brus A. Karlson

(f. 38) Dy burra që shkojnë për peshkim nuk e mësojnë kurrë mësimin dhe vazhdojnë ta rrëzojnë aeroplanin.

Plaku Xhefri R. Holland

(f. 44) Tri gra të divorcuara tregojnë për luftën e ish-bashkëshortëve të tyre me pornografinë.

Plaku Dallin H. Ouks

(f. 47) Një grua që merr një bekim nuk pranon një tjetër, duke thënë se tani i përket asaj të ushtrojë besim.

Një vajzë në Teksas të SHBA shërohet mrekullisht.

Plaku Ronald A. Rasband

(f. 51) Presidenti Ajring merr zbulesë se ku duhet të shërbejnë misionarët.

Dejvid L. Bek

(f. 54) Një i ri i çon sakramentin një burri të ngujuar, që e merr atë me nderim.

Presidenti Diter F. Uhtdorf

(f. 56) Një profesor përdor bonbone për të testuar durimin e katërvjeçarëve.

Presidenti Henri B. Ajring

(f. 60) Presidenti Ajring viziton një mik të sëmurë dhe i jep një bekim.

Presidenti Tomas S. Monson

(f. 64) Një student mashtron në një provim duke i kthyer faqet e librit me këmbë, por vjen dita e llogaridhënies.

Premtimi i Presidentit Monson për një misionar përmbushet.

Presidenti Diter F. Uhtdorf

(f. 68) Njerëzit vendosin një tabelë “Ju jeni duart e mia” tek statuja e Krishtit pa duar.

Një legjendë çifute tregon për dy vëllezër, që fshehtas i japin njëri-tjetrit një pjesë të të korrave të tyre.

Shenjtorë gjermanë u bekuan nga shërbimi humanitar pas Luftës II Botërore.

Plaku Donald L. Hallstrom

(f. 78) Një çift i ri i largohet Zotit dhe Kishës pasi fëmija i tyre i parë vdes në lindje.

Prindërit dhe gjyshërit e Plakut Hallstrom mbeten besnikë megjithë sprovat e mëdha.

Plaku Kuentin L. Kuk

(f. 83) Një president kunji samoas i shpëton nga cunami bijën dhe nënën e tij.

Presidenti Tomas S. Monson

(f. 87) Një familje, që humbet një bir 15-vjeçar, gjen ngushëllim me anë të besimit tek Jezu Krishti.

Plaku Robert D. Hejls

(f. 95) Nipi i Plakut Hejls e ndërpret atë kur lexonte gazetën për ta pyetur “A më dëgjon?”

Nëna e Plakut Hejls jep mësim për rëndësinë e vakteve familjare të ngrënies.

Një nënë kënaqet kur ndihmon bijën e saj për Përparimin Personal.

Plaku Bredli D. Foster

(f. 98) Një djalë i vogël i thotë babait të vet se ai e di atë që di, sepse nëna ia ka thënë atij.

Plaku Gregori A. Shvicer

(f. 103) Plaku Shvicer, kur qe mjek i ri, mëson të mos i gjykojë të tjerët nga pamja e tyre e jashtme.

Plaku Nil L. Andersen

(f. 108) Mësimet e qëndrueshme të një ati mbi Jezu Krishtin u sjellin ngushëllim fëmijëve pas vdekjes së tij.

En M. Dib

(f. 114) Një e re mbron bindjet e saj kur sfidohet nga një mësuese e shkollës së mesme.

Meri N. Kuk

(f. 117) Një e re bekohet sepse ndoqi një nxitje që të lexonte nga Mateu 5.

Elen S. Dalton

(f. 120) Motra Dalton e re takon Presidentin Dejvid O. Mek-Kej, që e paraqet bashkëshorten si “mbretëreshën” e tij.

Presidenti Diter F. Uhtdorf

(f. 124) Presidenti Uhtdorf përshkruan se si u takua dhe përfundimisht fitoi dashurinë e Motrës Uhtdorf.