2010
Xhin A. Stivens
Maj 2010


Xhin A. Stivens

Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Fillores

Jean A. Stevens

Xhin Oldrixh Stivens beson se të ndierit e dashurisë, që herët në jetë, ka një ndikim të thellë mbi të gjithë fëmijët. Përjetimi i dashurisë i ndihmon fëmijët që, të dinë e të kuptojnë dashurinë e madhe që, Ati Qiellor dhe Shpëtimtari ka për ta.

Motra Stivens u lind në nëntor 1952, në Solt-Lejk-Siti të Jutës, SHBA, nga Klaron e Helen Oldrixh.

“U rrita nga prindër me besim të madh,” thotë Motra Stivens. “Ata e donin Zotin dhe na mësuan mbi ungjillin në shtëpinë tonë. Nëna ime veçanërisht, kishte një aftësi të mahnitshme që t’i donte njerëzit.” Ajo mund të kujtojë se, e ndjeu që në moshë të vogël ,se prindërit e saj e donin dhe u pëlqente shumë t’i shërbenin Zotit.

Motra Stivens themeloi po atë model, në vetë familjen e saj, pasi u martua me Mark Stivens ,në Tempullin e Solt-Lejkut, në 12 shtator 1973. Ata kanë pesë fëmijë.

Motra Stivens ndihet mirënjohëse që i shërben Zotit dhe është veçanërisht mirënjohëse, për mundësinë që t’u shërbejë fëmijëve të Fillores.

“Fëmijët kanë kaq ndjeshmëri ndaj gjërave shpirtërore,” thotë Motra Stivens. “Ata vinë në këtë jetë me zemra besimtare. Ju mund ta ndieni natyrën e tyre hyjnore, kur vijnë në këtë tokë, pasi sapo janë larguar nga prania e Atit të tyre Qiellor.“

Motra Stivens beson se udhëheqëset dhe mësueset e Fillores luajnë një rol të rëndësishëm, në ndihmesën e prindërve për të dhënë mësim mbi ungjillin e Jezu Krishtit. “Fillorja është për fëmijët një vend i mrekullueshëm për të ndier dashuri dhe për mësueset e udhëheqëset ,që të përforcojnë mësimet e dhëna në shtëpi,” thotë ajo.

Përpara se të thirrej për të shërbyer, si këshilltare e parë në presidencën e përgjithshme të Fillores, Motra Stivens shërbeu në drejtorinë e përgjithshme të Fillores. Ajo ka shërbyer gjithashtu si presidente e Shoqatës së Ndihmës e lagjes, këshilltare në presidencën e Fillores të lagjes dhe mësuese e Doktrinës së Ungjillit. Motra Stivens e mbaroi Universitetin e Jutës me diplomë të nivelit të parë për matematikë dhe certifikatë për mësimdhënie.