2010
Nëna dhe Bija
Maj 2010


Nëna dhe Bija

Në këto ditë të mëvonshme është thelbësore – madje vendimtare – që prindërit dhe fëmijët të mbajnë vesh dhe të mësojnë nga njëri-tjetri.

Elder M. Russell Ballard

Vëllezër dhe motra, gjashtë muaj më parë unë fola për baballarët dhe bijtë në sancën e priftërisë së konferencës së përgjithshme. Siç mund ta prisni, 5 vajzat e mia, 24 mbesat dhe numri gjithnjë në rritje i stërmbesave qenë duke kërkuar për kohë të barabartë. Kështu, sot unë do t’ju drejtohem së pari nënave dhe bijave të Kishës.

Bashkëshortja ime e dashur, Barbara, ka patur një ndikim të rëndësishëm të përhershëm tek bijat dhe mbesat tona – dhe ato, nga ana tjetër, mbi atë. Nënat dhe bijat luajnë një rol vendimtar në ndihmë të njëra-tjetrës për të zbuluar mundësitë e tyre të pafund, megjithë ndikimet minuese nga një botë ku statusi i gruas dhe i nënës po korruptohen dhe manipulohen.

Duke u folur grave të Kishës afro një shekull përpara, Presidenti Jozef F. Smith tha: “Nuk është për ju që të udhëhiqeni nga gratë e botës, është për ju që të … udhëhiqni gratë e botës në çdo gjë që është e lavdërueshme, çdo gjë që është e perëndishme, çdo gjë që është lartësuese dhe … pastruese për fëmijët e njerëzve” (Teaching of Presidents of the Church: Joseph F. Smith [1998], f. 184).

Motra, ne, vëllezërit tuaj, nuk mund të bëjmë atë që ju ishit caktuar hyjnisht të bëni qysh përpara krijimit të botës. Ne mund të përpiqemi, por ne nuk mundemi kurrë të shpresojmë të kopjojmë dhuratat tuaja unikale. Nuk ka gjë në këtë botë aq vetjake, aq edukuese, apo aq jetëndryshuese sa ndikimi i një gruaje të drejtë.

Unë e kuptoj se disa nga ju të reja nuk keni nëna me të cilat mund t’i diskutoni këto çështje. Dhe shumë nga ju gra nuk keni aktualisht vajza në jetën tuaj. Por ngaqë të gjitha gratë kanë brenda tyre natyrën hyjnore edhe të talentit të trashëguar edhe të kujdesit si nënë, më e shumta e asaj që do të them është po aq e vlefshme për gjyshet, tezet, hallat, njerkat, vjehrrat, udhëheqëset dhe këshilltaret e tjera që ndonjëherë mbushin zbrazëtitë për këto marrëdhënie të rëndësishme nënë-bijë.

Vajza të reja, nënat tuaja ju adhurojnë. Ato shohin tek ju premtimin e brezave të ardhshme. Çdo gjë që plotësoni, çdo sfidë që kapërceni, u sjell atyre gëzim të pastër. Dhe po ashtu, shqetësimet dhe pikëllimet tuaja janë shqetësime dhe pikëllime të tyre.

Sot unë dua t’ju bëj juve vajza të reja disa sugjerime për atë se si të përfitoni në mënyrë të plotë nga marrëdhëniet me nënën tuaj. Dhe pastaj unë kam disa mendime për të shfaqur me nënat mbi atë se si ato mund të maksimalizojnë ndikimin tek vajzat e tyre si dhe tek anëtarët e tjerë të familjes së tyre.

Fatkeqësisht, gjithçka është tepër e lehtë për ta ilustruar rrëmujën dhe deformimin e grarisë në shoqërinë e sotme. Gratë jomodeste, imorale, të papërmbajtura mbushin kanalet radiotelevizive, pushtojnë revista dhe shfaqen në ekrane kinemash – të gjitha me thurrje lavdesh nga bota. Apostulli Pal foli me profeci për “kohë të rrezikshme” që do të vijnë në ditët e fundit dhe konkretisht iu referua diçkaje që mund të jetë dukur veçanërisht e rrezikshme për të: “femrat e ngarkuara me mëkate, të sunduara nga pasione të ndryshme” (2 Timoteut 3:1, 6). Kultura popullore sot shpesh i bën gratë të duken të marra, jokonseguente, pa mend dhe të pafuqishme. Kjo i bën ato objekte dhe nuk i respekton dhe pastaj sugjeron se ato janë në gjendje të lënë vulën e tyre mbi njerëzimin vetëm nëpërmjet joshjes – mesazhi më i rrezikshëm lehtësisht i përhapshëm që kundërshtari u dërgon grave mbi veten e tyre.

Dhe kështu, të dashura vajza të reja të mia, unë ju nxis me gjithë zemër të mos shihni kulturën e ditës për modelet dhe këshilluesit mbi rolin tuaj. Ju lutem shihni te nënat tuaja besnike për një model që duhet ndjekur. Modelojeni veten sipas tyre, jo sipas të famshmeve, standardet e të cilave nuk janë standarde të Zotit dhe vlerat e të cilave nuk pasqyrojnë një perspektivë të përjetshme. Shihni te nëna juaj. Mësoni nga forcat e saj, kuraja e saj dhe besnikëria e saj. Dëgjojeni atë. Ajo mund të mos jetë eksperte në SMS; ajo madje mund të mos ketë as faqe në Fejsbuk. Por kur vjen puna në çështje të zemrës dhe gjërat e Zotit, ajo ka një pasuri njohurish. Kur i afroheni kohës për martesë dhe mëmësi të hershme, ajo do të jetë burimi juaj më i madh i mençurisë. Asnjë person tjetër në botë nuk ju do në të njëjtën mënyrë apo do të sakrifikojë aq shumë për t’ju nxitur dhe ndihmuar juve të gjeni lumturi – në këtë jetë dhe përgjithmonë.

Duajeni nënën tuaj, motrat e mia të reja. Respektojeni atë. Dëgjojeni atë. Besojini asaj. Ajo ka në zemër interesin tuaj më të mirë. Ajo kujdeset për sigurinë dhe lumturinë tuaj të përjetshme. Prandaj jini bujare me të. Jini të durueshme me mangësitë e saj, sepse ajo ka nga ato. Ne të gjithë kemi.

Tani më lejoni të shpreh disa mendime me ju nëna mbi rolin e veçantë që ju luani në jetën e vajzave tuaja. Ne kemi një mikeshë të familjes që udhëton shpesh me anëtarë të të afërmve të saj. Vërejtja e parë e saj pas çdo udhëtimi është se sa shumë sillen të rejat si nënat e tyre. Nëse nënat janë kursimtare, ashtu janë vajzat e tyre. Nëse nënat janë të përmbajtura, ashtu janë vajzat. Nëse nënat veshin shapka dhe veshje të tjera praktike në mbledhjen e sakramentit, ashtu bëjnë vajzat. Nëna, shembulli juaj është tejet i rëndësishëm për vajzat tuaja – madje edhe nëse ato nuk e dinë atë.

Gjatë gjithë historisë së botës, gratë gjithnjë kanë qenë mësuese të vlerave morale. Ky mësim fillon në djep dhe vazhdon gjatë gjithë jetës së fëmijëve të tyre. Sot, shoqëria jonë bombardohet me mesazhe të rrezikshme dhe poshtërsisht të gabuara mbi statusin e grave dhe të nënave. Ndjekja e këtyre mesazheve mund të vërë bijat tuaja në rrugën e mëkatit dhe të vetshkatërrimit. Vajzat tuaja mund të mos e kuptojnë këtë po të mos u thoni apo, më mirë, po të mos u tregoni se si të bëjnë zgjedhje të mira. Ashtu si nënat në Izrael, ju jeni vija e parë e mbrojtjes së vajzave tuaja kundër dredhive të botës.

Tani, nëna, unë e kuptoj se ndonjëherë duket sikur fëmijët nuk po i kushtojnë vëmendje mësimeve që përpiqemi t’u japim. Më besoni – unë e kam parë atë vështrim të akullt që vjen në sytë e adoleshenteve sapo ju filloni të thoni atë që mendoni se është pjesa më e mirë e porosisë tuaj. Më lejoni t’ju siguroj se edhe kur ju mendoni se vajza nuk po e dëgjon atë që thoni, ajo përsëri është duke mësuar nga ju kur ju këqyr për të parë nëse veprimet tuaja dhe fjalët tuaja përputhen. Siç besohet që Ralf Valdo Emersoni të ketë thënë: “Ajo që bëni flet aq fort saqë nuk e dëgjoj dot atë thoni” (shih Ralpf Keyes, The Quote Verifier [2006], f. 56).

Mësojini vajzat tuaja të gjejnë gëzim në edukimin e fëmijëve. Këtu dashuria dhe talentet e tyre mund të kenë rëndësinë e përjetshme më të madhe. Mendoni në këtë kuadër porosinë e Presidentit Harold B. Li që “puna më e rëndësishme që do të bëni ndonjëherë do të jetë brenda mureve të shtëpisë suaj” (Teachings of Presidents of the Church: Harold B. Lee [2000], f. 134). Kjo është e vërtetë për të gjithë ne, sigurisht, por ajo është veçanërisht e fuqishme kur mendojmë për marrëdhënien e nënave dhe vajzave.

Nëna, mësojuni vajzave tuaja se një vajzë besnike e Perëndisë e shmang tundimin për thashetheme apo gjykimin e njëra-tjetrës. Në një predikim në Shoqatën e Ndihmës në Nauvu, Profeti Jozef i këshilloi motrat se “gjuha është një pjesë e pashtruar – frenojeni gjuhën tuaj nga gjërat e çastit” (Teachings of Presidents of the Church: Joseph Smith [2007], f. 455).

Vitet e fundit ka patur një vërshim artikujsh, librash dhe filmash rreth grave dhe vajzave që merren me thashetheme dhe që janë “të ulëta”. Satani po përpiqet gjithmonë të minojë elementin më të vyer të natyrës hyjnore të gruas – natyrën edukuese.

Një marrëdhënie nënë-bijë është atje ku bija mëson se si të edukojë nëpërmjet edukimit që i jepet. Atë e duan. Atë e mësojnë dhe përjeton vetë atë që ndihet si të jetë dikush që kujdeset mjaft për të që ta korrigjojë, ndërsa vazhdon njëkohësisht ta nxisë dhe të besojë tek ajo.

Kujtohuni, motra, Perëndia është burimi i të gjithë forcës morale dhe shpirtërore. Ne arrijmë tek ajo forcë duke hyrë në besëlidhje me Atë dhe duke i mbajtur ato besëlidhje. Nëna, mësojuni bijave tuaja rëndësinë e bërjes së besëlidhjeve dhe pastaj tregojuni se si t’i mbajnë ato besëlidhje, në mënyrë të tillë që të duan të jetojnë denjësisht për të shkuar në tempull.

Në botën e sotme kjo do të thotë t’u flisni vajzave tuaja për çështje seksuale. Vajzat tuaja si dhe djemtë tuaj po vijnë në moshë në një botë që haptazi përqafon përzierje seksuale të hershme, të rastit dhe të pamenduar. Gra jo modeste, jo të dëlira reklamohen dhe gjithnjë tepër shpesh bëhen të famshme dhe nxiten. Ndërsa ka hapa që mund të ndërmarrim në shtëpi dhe familje për të pakësuar ekspozimin tonë ndaj këtyre elementëve të neveritshëm të jetës moderne, vajzat tuaja nuk mund të shmangin tërësisht mesazhet dhe ndjelljet seksuale të zhurmshme që i rrethojnë. Juve ju duhen diskutime të shpeshta të hapura gjatë të cilave u mësoni vajzave tuaja të vërtetën mbi këto çështje.

Për shembull, atyre u duhet të kuptojnë se, kur mbajnë fustan tepër të ngushtë, tepër të shkurtër apo të çarë tepër thellë, jo vetëm që u japin një mesazh të gabuar të rinjve me të cilët shoqërohen, por ato gjithashtu përjetësojnë në vetë mendjen e tyre falsitetin se, vlera e një gruaje varet vetëm nga joshja sensuale e saj. Kjo kurrë nuk ka qenë dhe as do të jetë ndonjëherë brenda përkufizimit të drejtë të një bije besnike të Perëndisë. Atyre u duhet të dëgjojnë këtë – qartë dhe në mënyrë të përsëritur – nga buzët tuaja dhe atyre u duhet ta shohin atë të modeluar drejt dhe qëndrueshëm në standardet tuaja të veshjes, përkujdesit dhe jetës së përmbajtur.

E gjithë rinia do të jetë me shumë gjasa të bëjë dhe mbajë besëlidhje nëse mëson si të njohë praninë dhe zërin e Shpirtit. Mësojuni bijave tuaja mbi gjërat e Shpirtit. I drejtoni ato te shkrimet e shenjta. U jepni përvoja që do t’u ndihmojnë të vlerësojnë bekimin e fuqisë së priftërisë në jetën e tyre. Nëpërmjet mbajtjes së besëlidhjeve ato do të mësojnë të dëgjojnë zërin e Zotit dhe të marrin zbulesë personale. Perëndia me të vërtet do t’i dëgjojë dhe përgjigjet lutjeve të tyre. Tema e Aktivitetit të Përbashkët për 2010 i përshtatet rinisë sonë si dhe të gjithë neve: “Ji i fortë dhe trim; mos ki frikë dhe mos u thyej, sepse Zoti, Perëndia yt, është me ty kudo që të shkosh” (Jozueu 1:9). Kjo do ta udhëheqë atë me siguri në shtëpinë e Zotit.

Siguroni që ata të dinë se mbajtja e besëlidhjeve është rruga më e sigurt drejt lumturisë së përjetshme. Dhe po qe nevoja, mësojeni si të pendohet dhe si të qëndrojë e pastër dhe e denjë.

Tani, nëse kjo ka një tingëllim të njohur, vëllezër dhe motra të mia, kjo ndodh sepse unë po u drejtohesha prindërve dhe fëmijëve të tyre në tre konferenca të përgjithshme radhazi. Prillin e kaluar unë nxita rininë “Mëso Mësimet e së Kaluarës”. Nga ajo bisedë po citoj: “Kur jeni të gatshëm të dëgjoni dhe të mësoni, disa nga mësimet më të rëndësishme të jetës vijnë nga ata që kanë lindur përpara jush … Sa shumë më e mirë do të jetë jeta juaj nëse do të ndiqni shembullin fisnik të pasuesve besnikë të Krishtit.” (“Learning the Lessons of the Past,” Liahona, maj 2009, f. 31, 33).

Tetorin e kaluar unë fola me baballarët dhe bijtë në një mbledhje priftërie dhe sot kam folur kryesisht për nënat dhe vajzat. Në çdo rast mesazhi im ka qenë i ndryshëm por i ngjashëm. Unë shpresoj se po dëgjoni dhe shoh një model dhe dëgjoj një mesazh të qëndrueshëm konsekuent që në këto ditë të mëvonshme është thelbësor – madje jetik – që prindërit dhe fëmijët dëgjojnë dhe mësojnë nga njëri-tjetri. Këto për të cilat po flisja nuk janë thjesht koncepte pa peshë. Ato janë thelbi, pika qendrore e planit të Perëndisë për lumturinë dhe paqen tonë të përjetshme.

Kisha do të ndihmojë kudo që mundet. Ne jemi atje për t’ju ndihmuar dhe mbështetur juve si prindër dhe si fëmijë. Por shtëpia është vendi më i rëndësishëm për të përgatitur rininë e sotme të udhëheqë familjet dhe Kishën e së nesërmes. Varet nga secili prej nesh si nëna dhe baballarë të bëjmë gjithçka që mundemi për të përgatitur rininë tonë të jenë burra dhe gra besnikë, të drejtë. Shtëpia është vendi ku duhet të japim mësim ungjillin nëpërmjet perceptimit dhe shembullit.

Unë e përfundoj këshillën time me këtë përmbledhje profetike nga Presidenti Jozef F. Smith: “Shoqërimet tona [të familjes] nuk synohen përjashtimisht për këtë jetë, për kohën, siç e dallojmë atë nga përjetësia. Ne jetojmë për kohën dhe për përjetësinë. Ne formojmë shoqërime dhe lidhje për kohën dhe gjithë përjetësinë … Kush është tjetër përveç shenjtorëve të ditëve të mëvonshme që mendon se përtej varrit do të vazhdojmë në organizimin familjar? babai, nëna, fëmijët që njohin njëri-tjetrin … ? ky organizim i familjes që është një njësi në organizatën e mrekullueshme dhe të përsosur të punës së Perëndisë dhe gjithçka e caktuar të vazhdojë për gjithë kohën dhe përjetësinë?” (Teachings: Joseph F. Smith 385, f. 386).

Na bekoftë Perëndia që të mësojmë, edukojmë dhe përgatisim njëri-tjetrin brenda mureve të shtëpive tona për punën e madhe, që duhet të bëhet nga të gjithë ne tani dhe në të ardhmen, është lutja ime, në emër të Zotit Jezu Krisht, amen.