Rozmari M. Uiksom
Presidente e Përgjithshme e Fillores
Në një botë të mbushur me zhurmë dhe pasiguri, fëmijëve u duhet të zbulojnë se si të dëgjojnë pëshpëritjet e Shpirtit, thotë Rozmari Miks Uiksom, e sapo mbështetur si presidente e përgjithshme e Fillores.
“Fëmijët mund të gjejnë siguri në lutje,” thotë ajo. “Ata mund ta dinë se, nuk janë kurrë vetëm, se Shpëtimtari ecën me ta dhe se i do ata – edhe kur bëjnë gabime.”
E lindur në dhjetor 1948, nga Robert Uejn dhe Meri Miks, Motra Uiksom u rrit në Solt-Lejk-Siti të Jutas, në SHBA. Kur po rritej, motra e saj binjake ishte mikja e saj më e mirë dhe prindërit e saj e mësuan që të falte me zemër të lumtur. “Kur hyja në derën e shtëpisë, ndihesha e sigurt,” thotë Motra Uiksom.
Kur ishte 12 vjeçe, ndjesia e saj e sigurisë, zuri rrënjë më të thella. Ndërsa ishte ulur në një mbledhje dëshmish, befas ndjeu një dëshirë të fortë ,për të shprehur ndjenjat e saj rreth Shpëtimtarit. “U ngrita dhe dashuria ime për Jezusin erdhi thjesht duke u derdhur me vrull,” kujton Motra Uiksom. Nëna e saj, e ndihmoi të kuptonte se, kishte qenë Fryma e Shenjtë që kishte nxitur ndjenjat e saj.
“Asnjëherë nuk e kisha ditur se, Fryma e Shenjtë ishte kaq e fuqishme dhe kaq e vërtetë,” tha Motra Uiksom. Vite më vonë, Fryma e Shenjtë, i dha një ndjenjë pushtuese paqeje ,kur po lutej për një prej fëmijëve të saj. Shpresa e saj tani është që, prindër dhe udhëheqës e mësues të Fillores, mund t’i ndihmojnë fëmijët që të mësojnë të dëgjojnë pëshpëritjet e Frymës së Shenjtë.
Motra Uiksom mori diplomë të nivelit të parë për mësuesi nga Universiteti Shtetëror i Jutës. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Blejn Xhekson Uiksom, u martuan në Tempullin e Solt-Lejkut, në 18 gusht 1970. Ata janë prindërit e gjashtë fëmijëve.
Motra Uiksom ishte anëtare e drejtorisë së përgjithshme të Fillores, përpara se të shërbente me bashkëshortin e saj, kur ai kryesoi Misionin Jugor të Uashigton, Di Si [Distrikt i Kolumbisë]. Motra Uiksom, më vonë, shërbeu në drejtorinë e përgjithshme të Të Rejave, ku shërbeu derisa u thirr si presidente e përgjithshme e Fillores.