2010
Paraqitje pamore: Unë Kam një Qëllim
Maj 2010


Paraqitje pamore: Unë Kam një Qëllim

Në vijim është një kopje e shkruar e një videoje të shfaqur gjatë mbledhjes së përgjithshme të Të Rejave, të mbajtur më 27 mars 2010.

Presidenti Tomas S. Monson: “Përsëri, motra të mia të reja e të dashura, ndonëse gjithmonë ka pasur sfida në botë, shumë prej këtyre me të cilat përballeni ju, janë unike për këtë kohë.”1

Elen S. Dalton, presidente e përgjithshme e Të Rejave: “Me qëllim që të jeni të virtytshme dhe të qëndroni të virtytshme, ju duhet të jeni të vërteta në identitetin tuaj të shenjtë dhe të vendosni modele mendimi dhe sjelljeje të bazuara në standarde të larta morale.”2

Presidenti Henri B. Ajring, Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë: “Lutem me të gjithë zemrën time që t’ju rritet besimi se ju jeni një bijë e një Perëndie të dashur.”3

Meri N. Kuk, këshilltare e parë në presidencën e përgjithshme të Të Rejave: “Ju, të rejat e mija të dashura, keni bërë tashmë shumë zgjedhje të mira. Tani, ju duhet të vendosni modele virtyti që do t’ju mbajnë në këtë shteg edhe për gjatë gjithë jetës tuaj.”4

Presidenti Diter F. Uhtdorf, Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë: “Motra, besoni dhe mbështetuni tek Shpirti. Ndërsa rrokni mundësitë normale të jetës suaj të përditshme dhe krijoni diçka të bukur e të dobishme, ju përmirësoni jo vetëm botën përreth jush, por edhe botën brenda jush.”5

En M. Dib, këshilltare e dytë në presidencën e përgjithshme të Të Rejave: “Gjërat e vogla dhe të thjeshta që keni zgjedhur të bëni sot, do të lartësohen në bekime të mëdha e të lavdishme nesër.”6

Elen S. Dalton, presidente e përgjithshme e Të Rejave: “A mund ta ndryshojë botën një e re e drejtë? Përgjigja është një: “Po!”, kumbuese… . Janë gjërat e përpikta që bëni përditë, të cilat do t’ju forcojnë që të jeni një udhëheqëse dhe një shembull – lutja përditë, studimi përditë i shkrimeve të shenjta, bindja përditë, shërbimi përditë ndaj të tjerëve. Ndërsa i bëni këto gjëra, ju do të afroheni më shumë me Shpëtimtarin dhe do të bëheni gjithmonë e më shumë si Ai.”7

Presidenti Tomas S. Monson: “Miqtë e mi të rinj, jini të fortë… . Ju e dini ç’është e drejtë dhe ç’është e gabuar, dhe asnjë maskim, sado tërheqës, nuk e ndryshon dot këtë [të vërtetë]. Nëse të ashtuquajturit miq ju nxisin të bëni diçka që e dini se është e gabuar, ju, bëhuni ai që mbështet të drejtën, edhe nëse ju duhet ta bëni këtë vetëm.”8

SHËNIME

  1. Tomas S. Monson, “Paçi Kurajë,” Liahona, maj 2009, f. 127.

  2. Elen S. Dalton, “Ejani të Ngjitemi në Malin e Zotit,” Liahona, maj 2009, f. 121.

  3. Henri B. Ajring, “Të Ecim në Dritë,” Liahona, maj 2008, f. 125.

  4. Meri N. Kuk, “Një Jetë e Virtytshme – Hap pas Hapi,” Liahona, maj 2009, f. 117.

  5. Diter F. Uhtdorf, “Lumturia, Trashëgimí e Juaja,” Liahona, nëntor 2008, f. 119.

  6. En M. Dibb, “Bëhu Shembull për Besimtarët,” Liahona, maj 2009, f. 116.

  7. Elen S. Dalton, “Duket në Fytyrën Tuaj,” Liahona, maj 2006, f. 109.

  8. Tomas S. Monson, “Shembuj Drejtësie,” Liahona, maj 2008, f. 65.