Plaku Patrik Kiëron
Nga të Shtatëdhjetët
Ndërsa jetoi për pak kohë në Kaliforni, Plaku Patrik Kiëron qëndroi me një familje “të shquar” shenjtorësh të ditëve të mëvonshme, që i bëri atij të njohur ungjillin.
Dy vite më vonë, përsëri në shtëpi në Angli, ai takoi misionarë në një rrugë të Londrës dhe përfundimisht filloi të njohë Kishën. Ai hasi në një shkrim në Librin e Mormonit që thotë: “Njerëzit janë, që ata të mund të kenë gëzim” (2 Nefi 2:25). Shkrimi i shenjtë gjeti jehonë tek ai ndërsa kujtonte gëzimin në shtëpinë e asaj familjeje shenjtorësh të ditëve të mëvonshme dhe në jetën e misionarëve që e mësonin.
“Ai shkrim më tërhoqi vëmendjen”, thotë Plaku Kiëron. “Në ato që kisha ndeshur, unë kisha parë se jeta jonë mund të pasurohet pa masë duke ndjekur këshillën e Shpëtimtarit për të qenë të gëzuar.”
Qysh nga bashkimi me Kishën më 24 dhjetor 1987, Plaku Kiëron e ka sjellë atë gëzim në një mori thirrjesh, përfshi president i Të Rinjve të lagjes, këshilltar peshkopi, president dege, president kunji dhe I Shtatëdhjetë Zone.
Si anëtar i thirrur rishtas i Kuorumit të Parë të Të Shtatëdhjetëve, ai thotë se gjithnjë është “përpjekur të drejtohet nga parimet e Kishës. Unë kam parë se si të jetuarit e atyre parimeve mund të transformojë jetën e njerëzve.”
Plaku Kiëron u lind në Karlisli në Kumberland të Anglisë, në qershor 1961, nga prindërit Padi dhe Patricia Kiëron. Me babanë në shërbim në Forcat Ajrore Mbretërore Britanike, Plaku Kiëron u edukua në Lindjen e Mesme dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai u takua me Xhenifer Kerëll Hjulm kur ajo studionte në Angli programin e Universitetit “Brigam Jang”. Ata u martuan në Tempullin e Oklandit në Kaliforni në 1991. Ata janë prindër të katër fëmijëve, njëri prej të cilëve ka vdekur.
Plaku Kiëron ka jetuar dhe punuar në Mbretërinë e Bashkuar, Arabinë Saudite dhe në Shtetet e Bashkuara në fusha të ndryshme, përfshi politikën, kujdesin shëndetësor dhe industrinë e automobilave. Përpara thirrjes së tij, Plaku dhe Motra Kiëron menaxhonin një firmë konsulence në Angli.