Plaku Lerri R. Lorenc
Nga të Shtatëdhjetët
Përmes thirrjeve të ndryshme dhe shërbimit në Kishë, Plaku Lerri Rei Lorenc ka mësuar të “[ketë] besim tek Zoti me gjithë zemër” (Fjalët e Urta 3:5).
I lindur në gusht 1947, nga Argil dhe Meri Lorenc, në Sheverli të Merilendit, Plaku Lorenc u rrit në Tukson të Arizonës. Ai e vazhdoi arsimimin e tij në Universitetin e Arizonës, ku mori një diplomë të parë për biokimi bujqësore dhe një doktoratë mjekësore, që e drejtoi drejt karrierës në okulistikë.
Ai u bashkua me Kishën në vitin 1970, në moshën 23 vjeç, dhe u martua me Laurel Stot në Tempullin e Mesës në Arizona, më 5 nëntor 1971.
Përpara thirrjes së tij në Kuorumin e Dytë të Të Shtatëdhjetëve, ai plotësoi thirrje përfshirë president i kuorumit të pleqve, peshkop, këshilltar i lartë, president kunji dhe president i misionit të kunjit.
Plaku Lorenc thotë se, sapo jeta e tij dukej se po qetësohej, me gjashtë fëmijët e tyre të rritur e që po jetonin më vete, ai e gruaja e tij u thirrën të kryesonin mbi Misionin Rus të Novosibirskut në Siberi, në vitin 2001. Plakut e Motrës Lorenc iu kërkua të ushtronin besim, kur lanë pas shtëpinë e familjen e tyre, për të shërbyer në një tokë ku gjuha, populli e klima, ishin plotësisht të panjohura.
“Ishte një provë e madhe për ne që, thjesht të vendosnim besimin tonë në Zot,” thotë Motra Lorenc. “Çdo gjë për të cilën shqetësoheshim shkoi në vendin e vet, dhe [përvoja] ndryshoi jetën tonë.”
Një tabelë në kuzhinën e shtëpisë së misionit, siguronte një përkujtues të vazhdueshëm që të “shihni[n] tek [Shpëtimtari] në çdo mendim; [të] mos dyshoni[n], [të] mos ki[shin] frikë” (DeB 6:36).
Plaku dhe Motra Lorenc e vlerësojnë përvojën e tyre të misionit si ndër më të mrekullueshmet në jetën e tyre dhe e ndien se si i përgatiti ata për përgjegjësitë e tyre të reja me thirrjen e Plakut Lorenc tek të Shtatëdhjetët.
“Ne nuk e dimë se, ç’do ndodhë në të ardhmen, por e dimë që do të jetë për mirë,” thotë Plaku Lorenc.