2010
Formati i Ri i Ndihmon Motrat të Përmirësohen si Mësuese Vizitore
Maj 2010


Formati i Ri i Ndihmon Motrat të Përmirësohen si Mësuese Vizitore

Në korrik 2010, motrat e Shoqatës së Ndihmës dhe pajtimtarët e revistave Liahona dhe Ensign, do të gjejnë një ndryshim tek formati tradicional i Mesazhit të Vizitës Mësimore.

“Ne dëshirojmë që çdo mësuese vizitore të kuptojë që vizita mësimore është një thirrje nga Zoti dhe ta pranojë detyrën e saj për të dashur, për t’i shërbyer e dhënë mësim me këtë bindje një motre tjetër”, tha Xhuli B. Bek, presidente e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës.

Formati i ri i mesazhit do t’i ndihmojë motrat të kuptojnë qëllimin e Shoqatës së Ndihmës, të japin mësim parimet për t’i ndihmuar motrat që t’i jetojnë qëllimet, të sigurojnë një këndvështrim historik dhe të ofrojnë sugjerime se si gratë mund të kujdesen dhe të forcojnë motra të tjera më efektivisht.

“Mesazhi i Vizitës Mësimore është një mjet në duart e një mësueseje vizitore. Kur ajo studion mesazhet me motrat e saj në mendje, ajo do ta dijë se çfarë të ndajë me to dhe çfarë të bëjë për to”, tha Motra Bek.

Më poshtë është një model i Mesazhit të ri të Vizitës Mësimore, me shpjegime të tipareve të reja të tij.

Udhëzime

Qëllimet e Shoqatës së Ndihmës

Mesazhi

Pyetje Shërbese

Pyetje Zbatimi

Nga Historia Jonë

Nga Shkrimet e Shenjta

Më Shumë Informacion

Udhëzimet i ndihmojnë mësueset vizitore të dinë se si ta japin mësim e ta zbatojnë mesazhin.

Qëllimet e Shoqatës së Ndihmës janë shtuar që të kujtojnë motrat për përgjegjësitë e Shoqatës së Ndihmës: të rrisë besimin e drejtësinë vetjake, të forcojë familjet e shtëpitë dhe të kërkojë e ndihmojë ata që janë në nevojë.

Mesazhi qendror tani do të ofrojë këshillë të veçantë dhe në kohë drejtpërsëdrejti nga presidenca e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës.

Qëllimi i kësaj pyetjeje është të ndihmojë mësueset vizitore të veprojnë sipas frymëzimit për t’u shërbyer më së miri motrave që u japin mësim.

Kjo pyetje ka për qëllim të nxisë veprim nga ana e secilës motër të veçantë të Shoqatës së Ndihmës dhe ta ndihmojë atë ta zbatojë mesazhin në vetë jetën e saj.

Duke lexuar nga trashëgimia fisnike e Shoqatës së Ndihmës, motrat mund të marrin frymëzim nga organizata që ekzistonte në Kishën e hershme dhe programi aktual i Shoqatës së Ndihmës. “Ne frymëzohemi nga sakrificat dhe dëshira e tyre për të marrë pjesën tonë në ndërtimin e mbretërisë së Zotit në stinën tonë të shërbimit”, tha Motra Bek.

Këto referenca shkrimi të shenjtë do të ndihmojnë në shtimin e studimit, mësimdhënies dhe zbatimit vetjak të mesazhit.

Lidhje përkatëse për burime të tjera mund të gjenden tek faqja në internet e Shoqatës së Ndihmës reliefsociety.lds.org.