2021
Mbështetja e Autoriteteve të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetëve Zonalë dhe Drejtuesve të Përgjithshëm
maj 2021


6:41

Mbështetja e Autoriteteve të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetëve Zonalë dhe Drejtuesve të Përgjithshëm

Vëllezër dhe motra, unë tani do të paraqit Autoritetet e Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe Drejtuesit e Përgjithshëm të Kishës për votën tuaj mbështetëse.

Ju lutemi ta shprehni votën tuaj në mënyrën e zakonshme kudo ku mund të jeni. Nëse ka persona që e kundërshtojnë ndonjërin prej propozimeve, u kërkojmë të vihen në kontakt me presidentin e tyre të kunjit.

Propozohet që ne të mbështetim Rasëll Marion Nelsonin si profet, shikues e zbulues dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme; Dallin Harris Ouksin si Këshilltar të Parë në Presidencën e Parë; dhe Henri Benion Ajringun si Këshilltar të Dytë në Presidencën e Parë.

Ata që janë dakord, mund ta shfaqin atë.

Ata që janë kundër, nëse ka, mund ta shfaqin atë.

Propozohet që ne të mbështetim Dallin H. Ouksin si President të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe M. Rasëll Ballardin si President Veprues të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

Ata që janë dakord, lutemi ta tregojnë.

Ndonjë kundër mund ta shfaqë.

Propozohet që ne të mbështetim sa vijojnë si anëtarë të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: M. Rasëll Ballard, Xhefri R. Holland, Diter F. Uhtdorf, Dejvid A. Bednar, Kuentin L. Kuk, D. Tod Kristoferson, Nil L. Andersen, Ronald A. Rasband, Geri E. Stivenson, Dejll G. Renland, Gerit W. Gong dhe Ulises Soares.

Atyre që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ndonjë kundër mund ta bëjë të ditur po ashtu.

Propozohet që ne të mbështetim këshilltarët në Presidencën e Parë dhe Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve si profetë, shikues e zbulues.

Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Kundër, në qoftë se ka, me të njëjtën shenjë.

Për informacionin tuaj, Pleqtë Robert C. Gei dhe Terens M. Vinson, do të lirohen nga shërbimi i tyre si anëtarë të Presidencës së Të Shtatëdhjetëve, duke filluar nga data 1 gusht 2021.

Ata që dëshirojnë të shprehin mirënjohjen ndaj këtyre Vëllezërve për shërbimin e tyre të përkushtuar, mund ta bëjnë këtë duke ngritur dorën.

Janë liruar nga thirrjet Të Shtatëdhjetët Zonalë vijues: Pleqtë Shon Daglas, Majkëll A. Dan, Klark G. Gilbert, Alfred Kiungu, Karlos G. Reviljo i Riu dhe Vaianina Sikahima.

Atyre që dëshirojnë të bashkohen me ne për t’u shprehur vlerësimin për shërbimin e tyre të shkëlqyer, u lutemi ta shfaqin atë.

Kemi liruar nga thirrja Presidencën e Përgjithshme të Fillores si vijon: Xhoi D. Xhons si Presidente, Liza L. Harknes si Këshilltare e Parë dhe Kristina B. Franko si Këshilltare e Dytë.

Të gjithë atyre që dëshirojnë të bashkohen me ne për t’u shprehur vlerësimin këtyre motrave për shërbimin e tyre të përkushtuar, u lutemi ta shfaqin.

Propozohet që ne t’i mbështetim Pleqtë Pol V. Xhonson dhe S. Mark Palmer për të shërbyer si anëtarë të Presidencës së Të Shtatëdhjetëve, duke filluar nga data 1 gusht 2021.

Ata që janë dakord, mund ta shfaqin atë.

Ndonjë kundër me të njëjtën shenjë.

Propozohet që ne të mbështetim sa vijojnë si Autoritete të Përgjithshme Të Shtatëdhjetë: Shon Daglas, Majkëll A. Dan, Klark G. Gilbert, Patrisio M. Xhiufra, Alfred Kiungu, Alvin F. Meredith III, Karlos G. Reviljo i Riu dhe Vaianina Sikahima.

Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ata kundër, me të njëjtën shenjë.

Propozohet që të mbështetim Të Shtatëdhjetët Zonalë të rinj siç u njoftua nga Kisha më herët këtë javë.

Atyre që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ndonjë kundër me të njëjtën shenjë.

Propozohet që të mbështetim si Presidencë të re të Përgjithshme të Fillores: Kamill N. Xhonson si Presidente, Suzën H. Porter si Këshilltare të Parë dhe Emi A. Rajt si Këshilltare të Dytë.

Ata që janë dakord, ta shfaqin atë.

Ndonjë kundër, mund ta tregojë po ashtu.

Propozohet që t’i mbështetim Autoritetet e tjera të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe Drejtuesit e Përgjithshëm me përbërjen e tyre të tanishme.

Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ata që janë kundër, nëse ka.

Sërish, ata që kundërshtojnë ndonjë prej propozimeve, janë të ftuar të vihen në kontakt me presidentët e tyre të kunjeve.

Faleminderit për besimin dhe lutjet tuaja të vazhdueshme në emrin e udhëheqësve të Kishës.

Ndryshimet tek Të Shtatëdhjetët Zonalë

Të Shtatëdhjetët Zonalë në vijim u mbështetën gjatë një sesioni të udhëheqjes të zhvilluar si pjesë e konferencës së përgjithshme:

Daniel P. Amato, Rodni A. Ejms, Marselo Andrezo, Samuel Anan-Simons, Patrick Apianti-Sarpong, Eduardo M. Argana, Stiven C. Barlou, Erik Bernskov, Mark E. Bonëm, K. Brus Bauçër, Xhonathan G. Kenën, Huan P. Kasko, Gregorio E. Kasijas, Fernando R. Kastro, Ranulfo Servantes, Tomas K. Çekëts, Ros A. Çajls, Beniamin Kinko, Dejvid C. Klark, Feliks Konde, Horhe A. Kontreras, Korbin E. Kums, Moroni Kosta, Leandro J. Kuraba, B. Kori Kavelir, Ernesto A. Dejro i Riu, J. Kimo Esplin, Tomas Familia, Majkëll D. Groll, Xhon Gati, Oleksij H. Hakalenko, Tomi D. Hoz, Livaj W. Hith, Brajën J. Holms, Hal C. Hansekër, Juiçi Imai, Brus H. Ikskot, Pol H. Zhan Baptist, Dong Uan Jeong, Frederik M. Kamia, Gaetan Kelunu, Dejvid S. Kinard, Hulio E. Li, R. Dario Lorencana, Odair Hoze Kastro de Lira, Enrike M. Lu, Hernan D. Lusero, Bartolome Madriaga, Daglas P. Maksfilld, Hektor Mendez, Stiven C. Merëll, Kuin S. Millington, Sigfrid A. Nauman, Rikardo J. Nieves, Lorenso E. Norambuena, Enefiok Ntem, Çarls O. Oide, Huan L. Orkera, Roberto C. Paçeko, Dejmën Pejxh, Frank A. Poznanski, T. Majkëll Prajs, Aleksandre Ret, Frederik T. Rimer, Rasëll A. Robinson, Leonardo S. Rohas, Daglas A. Roza, Li M. Shamuei, Robert H. Simpson, Vens K. Smith, Martiniano S. Sokuila i Riu, Viktor H. Suazo, Raul Tapia, Karlos Tores, Bruno E. Vaskez, M. Trevis Usli dhe Riçard G. Jangblad.