2021
Pjesë të Spikatura nga Konferenca e Përgjithshme Vjetore e 191‑të
maj 2021


Pjesë të Spikatura nga Konferenca e Përgjithshme Vjetore e 191‑të

Përqendrimi i konferencës së përgjithshme, të mbajtur në fundjavën e Pashkës, ishte Shpëtimtari Jezu Krisht, forcimi i anëtarëve dhe natyra mbarëbotërore e Kishës.

  • Faqja 6: Në fjalët e tij të hapjes, Presidenti Rasëll M. Nelson tha: “Ne mblidhemi si një familje e madhe botërore që dëshiron të adhurojë Zotin dhe Shpëtimtarin e vet, Jezu Krishtin”. Ai vuri në dukje se “forca e Kishës qëndron te përpjekjet dhe dëshmitë gjithnjë në rritje të anëtarëve të saj”. Gjatë gjithë konferencës, përpjekjet e udhëheqësve të Kishës për t’i forcuar anëtarët individualë, ishin të dukshme.

  • Faqe 79: Gjatë sesionit të priftërisë, Presidenti Nelson dha mësim se si ne mund t’i bëjmë shtëpitë tona vende të shenjta, “qendrën e të mësuarit dhe të jetuarit të ungjillit”, edhe pasi të ketë mbaruar pandemia.

  • Faqe 101: Në mesazhin e tij të paradites të së dielës, Presidenti Nelson e bëri të qartë se kjo është një kishë mbarëbotërore me një ungjill që është për të gjithë njerëzit: “Këtë mëngjes, ne kemi dëgjuar udhëheqës të Kishës që vijnë nga çdo kontinent i tokës, i banuar nga njerëz. Me të vërtetë, bekimet e ungjillit janë për çdo racë, gjuhë dhe popull. Kisha e Jezu Krishtit është një kishë mbarëbotërore. Jezu Krishti është udhëheqësi ynë.”

  • Faqe 127: Përveç kësaj, përpjekja për t’i forcuar anëtarët u demonstrua në njoftimin për 20 tempuj të rinj. “Ne dëshirojmë ta sjellim shtëpinë e Zotit edhe më pranë anëtarëve tanë”, tha Presidenti Nelson në fjalët e tij të mbylljes. Ishte numri më i madh i tempujve i njoftuar që nga viti 1998, kur Presidenti Gordon B. Hinkli njoftoi 32 tempuj, duke filluar një epokë të re të përhapjes së tempujve.

  • Faqe 139: Për më shumë shembuj të mënyrës se si Kisha përpiqet t’i forcojë të gjithë fëmijët e Perëndisë, shihni pjesën e spikatur për projektet e shumta humanitare të përfunduara gjatë vitit 2020.