Plaku Karlos G. Reviljo i Riu
Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë
Që nga fëmijëria, Plaku Karlos G. Reviljo i Riu dëshiroi të shërbente në një mision kohëplotë. Por në kolegj, ai vendosi ta shtynte misionin e tij një vit për të përfunduar një diplomë pesëvjeçare për inxhinieri kimike dhe për të përfunduar provimet kombëtare të bordit të certifikimit. Ai doli në pesë më të mirët në provimet e bordit dhe mori disa oferta të mira për punë nga kompani shumëkombëshe.
“Gjatë asaj kohe m’u desh ta pyesja veten: ‘A dua vërtet të shërbej në një mision? A e di vërtet se Jozef Smithi ishte një profet i vërtetë dhe se Libri i Mormonit është i vërtetë?’” tha Plaku Reviljo. “M’u desh të lutesha dhe vërtet të vlerësoja atë që besoja.”
Më vonë, mësoi se nëna e tij po lutej dhe po agjëronte për të. Plaku Reviljo tha se Shpirti ia preku zemrën.
“Dëshmia ime u galvanizua plotësisht kur shërbeva në një mision kohëplotë”, tha ai. “Të gjitha bekimet që i kam tani, i kam për shkak të atij vendimi kritik.”
Karlos Garsia Reviljo i Riu iu lindi Karlos G. Reviljo Plakut dhe Amparo Reviljos në Xhenerëll‑Santos‑Siti në Filipine, më 8 nëntor 1965. Ai u rrit në Xhenerëll‑Santos, shërbeu në një mision kohëplotë në Misionin e Bakolodit në Filipine dhe u martua me Marites Enrikes Fernando Reviljon në Tempullin e Manilës në Filipine në vitin 1989. Ata kanë katër fëmijë.
Plaku Reviljo mori një diplomë universitare për inxhinieri kimike në Universitetin e Santo‑Tomasit në Manila në vitin 1986. Ai ka punuar për 22 vjet në pozicione të ndryshme drejtimi për kompaninë Procter & Gamble në Filipine, në rajonin e Azisë dhe të Paqësorit, si dhe në zyrat qendrore mbarëbotërore të kompanisë në Shtetet e Bashkuara. Ai gjithashtu ka punuar si drejtori i cilësisë, sigurisë së ushqimeve dhe çështjeve rregullatore në Azi për kompaninë Kellogg.
Plaku Reviljo, i cili ishte përgjegjës për mirëqenien dhe mbështetjen te vetja për Kishën në Filipine në kohën e thirrjes së tij, ka shërbyer si peshkop, president kunji, mësues seminari, këshilltar i lartë dhe president i Misionit të Kezon‑Sitit në Filipine nga viti 2013 deri në 2016.