2021
Plaku Patrisio M. Xhiufra
maj 2021


Plaku Patrisio M. Xhiufra

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Plaku Patrisio M. Xhiufra ishte katër vjeç kur babai i tij vdiq nga kanceri. Si fëmijë, ai u rrit duke pasur dyshim te Perëndia dhe duke vrarë mendjen përse jeta ishte kaq e padrejtë.

“Babai im ishte një bashkëshort, baba dhe sigurues i mirë [për familjen]”, tregoi se mendonte Plaku Xhiufra. “Përse duhej të vdiste ai?”

Përgjigjet dhe kuptueshmëria erdhën rreth një dekadë më vonë kur Patrisio dhe nëna e tij u takuan me misionarët kohëplotë dhe e pranuan ungjillin.

Plani i shpëtimit i dha shpresë atij ngaqë e ndihmoi ta kuptonte humbjen në familjen e tij. “Babai im përgatiti udhën që ne të bashkoheshim me Kishën”, tha ai.

Që nga koha kur u pagëzua, ungjilli i Jezu Krishtit ka qenë spiranca e jetës së Plakut Xhiufra. “Kisha ka qenë jeta ime”, tha ai. “Ndiej sikur gjithmonë i kam përkitur Kishës.”

Një çast i veçantë ndodhi në vitin 1989 kur Plaku Xhiufra u vulos në Tempullin e Ogdenit në Jutë te prindërit e tij dhe me motrat e vëllezërit e tij të vdekur. Pas ordinancës, nëna i pëshpëriti: “E ndjeva praninë e atit tënd”.

Patrisio Maurisio Xhiufra Vargasi iu lindi Lazaro Dante Xhiufra Rifos dhe Olga Roza Vargas Kanalesit në Valparaíso, Kili, më 6 prill 1962. Ai u rrit në Valparaíso, Kili dhe u martua me Maria Euhenia Gonzales Olmosin në Tempullin e Santiagos në Kili në vitin 1992. Ata kanë katër fëmijë.

Plaku Xhiufra mori një diplomë universitare për marketing dhe përkthim/interpretim në Universitetin “Brigam Jang” në vitin 1990 dhe një diplomë pasuniversitare për administrim biznesi në UBJ në vitin 1994.

Ai ka punuar si përgjegjës blerjesh për kompaninë Woodgrain Millwork (1994–1996), përgjegjës shitjesh dhe përgjegjës i veprimeve të kompanisë Alvenius Chilena (1996–1998) dhe përgjegjës i përgjithshëm i kompanive Carbotech Chile (1998–1999) dhe Arcotex SA (2000 deri tani).

Plaku Xhiufra ka shërbyer si misionar kohëplotë në Misionin e Osornos në Kili, si sekretar ekzekutiv i kunjit, president i Të Rinjve të kunjit, peshkop dhe president kunji. Përpara thirrjes së tij si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë, ai po shërbente si I Shtatëdhjetë Zonal në Amerikën e Jugut.