Plaku Alfred Kiungu
Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë
Në vitin 1991, Alfred Kiungu ishte një student 24‑vjeçar në Universitetin e Lubumbashit në Republikën Demokratike të Kongos, i cili jetonte me dajën e vet, Polidor Ngoin. Një ditë, daja i tregoi për një takim me disa misionarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.
“Mos e humb këtë mundësi të mirë”, i tha daja i vet.
Shpejt, ai dhe daja i tij po takoheshin rregullisht me një çift misionarësh të moshuar nga Juta. Në fillim, Alfredi ishte e ngurrues që të bashkohej me një fe të re, të huaj. Pas gjashtë muajsh diskutimesh dhe përgjigjesh të shumë pyetjeve, megjithatë, Alfredi dhe daja i tij u pagëzuan më 21 shtator 1991.
Në njëfarë mënyre, bashkimi me Kishën nuk ishte një ndryshim i lehtë. Shumë njerëz në komunitet ishin dyshues ndaj Kishës dhe vrisnin mendjen nëse shenjtorët e ditëve të mëvonshme ishin mistikë apo madje vërtet të krishterë. Për fat të mirë, anëtarët e degës së tyre të vogël ishin të mirësjellshëm dhe mirëpritës. Plaku Kiungu dhe daja i vet morën forcë ngaqë atyre “iu mësuan parimet e dhëna mësim nga Jezu Krishti”.
Plaku Kiungu u martua me Lusie Kabulo Malalen në vitin 1998. Ata u vulosën në Tempullin e Johanesburgut në Afrikën e Jugut në vitin 2004. Ata janë prindërit e dy vajzave dhe një djali.
Alfred Kiungu Kibamba iu lindi Domitien Kiungu Nkimbas dhe Selestin Ngoi Mbuiut në Kamina të Republikës Demokratike të Kongos më 31 tetor 1966.
Plaku Kiungu mori një diplomë universitare dhe pasuniversitare për shkenca shoqërore dhe marrëdhënie ndërkombëtare nga Universiteti i Lubumbashit. Ai punoi në disa pozicione qeveritare për Republikën Demokratike të Kongos dhe për Kishën si bashkërendues për seminaret dhe institutet dhe si përgjegjës për historinë familjare.
Një I Shtatëdhjetë Zonal në kohën e thirrjes së tij, ai gjithashtu ka shërbyer si mësues instituti, mësues i Shkollës të së Dielës të lagjes, këshilltar në peshkopatë, këshilltar i lartë, këshilltar në presidencën e kunjit dhe president i Misionit të Mbuji-Majit, Republika Demokratike e Kongos, nga viti 2016 deri në 2019.