2021
Plaku Alvin F. Meredith III
maj 2021


Plaku Alvin F. Meredith III

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Në vitin e fundit të shkollës së mesme në Tenesi, SHBA, Alvin F. Meredithi u zgjodh si sportisti më i mirë i vitit për shkollën e tij nga një grup sportistësh studentë të krishterë.

Pak kohë pas kësaj, trajneri e njoftoi se udhëheqja shtetërore e grupit e kishte shkualifikuar ngaqë ata nuk e njihnin Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme si një fe të krishterë.

Trajneri i tij, “një burrë vërtet i mirë, i krishterë”, i kërkoi organizatës që të dërgonte dikë në shkollë që të takohej me të riun sportist. Përfaqësuesi i organizatës erdhi në shkollën e mesme dhe shpjegoi 10 pika të doktrinës që ai e ndjeu se justifikonin vendimin e tyre për ta shkualifikuar sportistin shenjtor të ditëve të mëvonshme. Duke parë një Bibël në çantën e burrit, Plaku Meredith pyeti nëse ata të dy mund të shqyrtonin disa vargje.

“Pamë secilën prej atyre 10 pikave dhe shkuam te librat Kronikave, Jakob, Zbulesa dhe Korintasve”, tha Plaku Meredith. “Besimi im u sfidua dhe përmes zjarrit të asaj sfide, ai u forcua dhe kurrë nuk është luhatur që nga ajo kohë.”

Alvin Frejzër “Trip” Meredith III iu lindi Alvin dhe Meri Meredithit në Çatanuga, Tenesi, SHBA, më 22 korrik 1970. Ai u martua me Xhenifer Denis Exhin në vitin 1998, në Tempullin e Solt‑Lejkut. Ata kanë gjashtë fëmijë.

Plaku Meredith mori diplomë universitare për psikologji në Universitetin “Brigam Jang” në vitin 1994 dhe mori diplomë pasuniversitare për administrim biznesi në Universitetin e Çikagos në vitin 2001. Ai ka punuar me GE Capital, Boston Consulting Group dhe Asurion.

Kur ishte i ri, Plaku Meredith shërbeu në Misionin e Solt-Lejk-Sitit në Jutë. Në kohën e thirrjes së tij si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë, ai po shërbente si president i Misionit të Solt-Lejk-Sitit Jugor në Jutë. Ai gjithashtu ka shërbyer si I Shtatëdhjetë Zonal, president kunji, këshilltar në një presidencë misioni, peshkop dhe mësues i Shkollës të së Dielës.