Suzën H. Porter
Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Fillores
Pas humbjes së bashkëshortit të saj, Plakut Brus D. Porter, Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë, për shkak të një infeksioni në mushkri në dhjetor 2016, Motra Suzën Porter u gjend e vetme në shtëpinë e tyre në Bauntifull të Jutës në SHBA.
Për gati dy vjet përpara se ai të ndërronte jetë, ajo udhëtoi dhe shërbeu përkrah tij teksa ai shërbente si president i Zonës së Europës Lindore.
Si grua që sapo ngeli e ve, ajo u lut për udhërrëfim. Një ditë, ajo pa një pikturë të Shpëtimtarit duke i folur gruas samaritane te pusi i Jakobit (shih Gjoni 4:6–26). Ajo e ndjeu nxitjen e Shpirtit që po ashtu të “ulej te këmbët e Shpëtimtarit dhe të mësonte, dhe Ai do t’i jepte mësim”.
Motra Porter u përpoq fort të afrohej më shumë te Shpëtimtari dhe Fryma e Shenjtë e ngushëlloi dhe e udhëhoqi përpara.
“E di [se Ai] më mbarti”, tha ajo. “Pata forcë dhe paqe përtej vetvetes.”
Kur fëmijët e Fillores nëpër botë ndeshen me fatkeqësi, Motra Porter dëshiron që ata të dinë se Perëndia i do.
“Nëse tani Jezusi do të ishte me ta, Ai do t’i merrte një nga një dhe do t’i bekonte e do të lutej për ta, pikërisht ashtu siç bëri Ai për fëmijët nefitë shumë kohë më parë [shih 3 Nefi 17:21]. Shpresoj që secili fëmijë do të lutet për ndihmën e Tij dhe do të kërkojë të shohë dorën e Tij të dashur në jetën e vet.”
Suzën Holland Porteri iu lindi Hans dhe Sharlin Hollandit më 31 korrik 1955 në Ponka‑Siti të Oklahomës në SHBA. Motra Porter u diplomua në Universitetin “Brigam Jang” me një diplomë universitare në kimi. Ajo ka punuar si ndihmëse në laborator dhe si mësuese matematike.
Ajo u martua me Plakun Porter në vitin 1977, në Tempullin e Uashington D.K.‑së. Ata kanë katër fëmijë.
Motra Porter ka shërbyer në këshillin e përgjithshëm konsultativ të Shoqatës së Ndihmës që nga viti 2017. Thirrjet e saj të mëparshme përfshijnë këshilltare në një presidencë të Shoqatës së Ndihmës së kunjit, presidente e Shoqatës së Ndihmës dhe Të Rejave të lagjes, mësuese e Doktrinës së Ungjillit dhe udhëheqëse e muzikës në Fillore.